LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj homazhe te Kompleksi memorial i familjes Berisha: Ta dinë brezat e rinj se liria dhe shteti e ka çmimin e vet

Haradinaj homazhe te Kompleksi memorial i familjes Berisha: Ta dinë brezat e rinj se liria dhe shteti e ka çmimin e vet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe te Kompleksi Memorial i Familjes Berisha dhe në varrezat e Dëshmorëve në Suharekë, ndërsa tha se dhimbja ende është e gjallë dhe se trupat e 20 të vrarëve ende nuk janë kthyer.

Haradinaj tha se edhe pas kaq vitesh ende disa nga trupat e të vrarëve nuk dihet ku janë.

“Janë ditë të dhimbjes këto ditë në Kosovë…. Ta dinë brezat se liria dhe shteti e ka çmimin e vet…”, tha Haradinaj.


Për nder të kësaj masakre është hapur edhe një muze në qendër të këtij qytetit.

Ndryshe, 22 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

Prej këtyre viktimave, tre janë që kanë shpëtuar.

Nga ky numër i viktimave, 19 janë nën moshën 18 vjeçare. Ndërkaq, nga 50 viktimat, ende nuk dihet për 20 prej tyre.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori