LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kemi rritur pagat për mësimdhënësit, SBASHK-u të ndërpres grevën

Haradinaj: Kemi rritur pagat për mësimdhënësit, SBASHK-u të ndërpres grevën

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka takuar sonte, drejtuesit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Pas takimit, Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media me ç’rast ka njoftuar se ka bërë ofertë te SBASHK-u për të ndërprerë grevën duke u ofruar rritjen e pagave mësimdhënësve.

Kryeministri Haradinaj takohet me drejtuesit e SBASHK-ut
Lexo po ashtu Kryeministri Haradinaj takohet me drejtuesit e SBASHK-ut

Ai ka thënë se është vendosur që buxheti për arsim të rritet për 20 milionë euro.


“Rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.Nëse flasim për 30 mijë mësimdhënës i bie që Qeveria e Kosovës e ka respektuar grevën dhe ka ra dakord për 20 milionë euro pagash për arsimin”, tha Haradinaj.

Haradinaj theksoi se rritje tjetër nuk mund të ndodhë dhe ka kërkuar që të mos ketë më shumë presion dhe se mësimi duhet të fillojë nga nesër.

Ndërkaq, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj nuk është paraqitur për media dhe as nuk ia ka konfirmuar kryeministrit se e pranon ofertën./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Lajme

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

Lajme
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Lajme
Kalo në kategori