Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë në në “Click” të RTV 21, ka thënë se për të gjitha gjërat që procesi i dialogut ka kaluar janë bërë për një qëllim dhe ai është njohja e Kosovës nga Serbia në kufijtë ekzistues.
“S’po du me u tregu largpamës shumë, po ato që kam kërkuar po ndodhin. Do të thotë unë kam kërkuar që me ju hekë zonjës Mogerini dialogu edhe iu është heqë. Unë kam kërkuar samit, konferencë diçka e ngjashme edhe po ndodh. Pra mos të e teproj, po po ashtu kam kërkuar që gjërat të qartësohen, roli i gjithkujt edhe ashtu po shkon, po vjen deri atje.
Kini parasysh, kjo është një fitore për Kosovën, jo për mua si kryetar Qeverie, po për Kosovën, për shkak se pikërisht ato që i kemi dhënë si vizion, po ndodhin. Pra po vijnë një nga një, ajo që është shumë me rëndësi është që pasi të përmbyllen këto zgjedhje në BE, edhe pas Parisit, pra të qartësohet edhe më tutje mënyra se si do të vijmë deri te një epilog dhe këtë do ta bëjmë edhe në konsultë direkte me Amerikën.
Pra, shiheni unë i kam pas disa rreziqe dhe kam rënë nëpër disa rreziqe, po kur po them unë po them Kosova. E para se na je kemi hekë tavolinës së dialogut, Kosova ia ka dorëzu sovranitetin e vetë në tavolinë të dialogut që është rrezik i madh, se në tavolinë të dialogut ulet shefi i shteti fqinj, zonja Mogherini… pra shumë tema nacionale, të rëndësisë nacionale është mendu që duhet me u diskutu edhe me u vendos në dialog e jo në Kosovë, si rasti i ushtrisë, si rasti i plotë temave të tjera…dhe ne ja kemi hekë atë prej tavolinës, pra e kemi kthy në Kosovë, në Kosovë ndodhë Kosova, në Prishtinë ndodhë Kosova.
Ky ka qenë pak rrezik se kemi mund me u keqkuptu me disa, ka qenë në rrezik taksa dhe qëndrueshmëria jonë në taksë dhe në dialog pa kushte, se prapë kemi mund me u keqkuptu. Janë mundu me më qitë në pozita që unë po i prishi marrëdhëniet me Amerikën, po e përkeqësoj këtë ose jam armik se nuk po du paqe ose s’po du marrëveshje ose ku di unë. Gjitha këto janë tejkaluar tani fatmirësisht, tash jemi në një etapë të re, janë mundu me thanë që e kam thirri konferencën gabim se aty hynë rusi, pse nuk ke rusi në Berlin më falni, a ke rusi, jo nuk ke.
Do ta kemi takimin e Parisit, mund ta kemi një takim edhe në Uashington, pra mund të ndodh Uashingtoni edhe mund të kyçet Uashingtoni, po ashtu direkt. Të gjitha këto janë proces për me mujt me i dhanë qartësi finale edhe vetëm një zgjidhje e ka dhe ajo është fillimi dhe jo mbarimi, njohja e Kosovës nga Serbia në kufijtë ekzistues, një njohje reciproke, në respektim ndaj të drejtave të njeriut, marrja e obligimeve të dëmeve të kalumës, marrëdhënie ekonomike të avancuar edhe një perspektivë euroatlantike për Serbinë veç evropiane, se ata nuk donë me hy në NATO, për neve euroatlantike se dëshirojmë me hy në NATO.”, tha kryeministri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite