LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj me falënderim të veçantë për ushtarët që bëjnë sonte roje

Haradinaj me falënderim të veçantë për ushtarët që bëjnë sonte roje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përfunduar ciklin e vizitave të sotme, duke vizituar edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe vendqëndrimin e rojeve kujdestare.

Haradinaj, i shoqëruar edhe nga ministri i FSK-së, Rrustem Berisha si dhe gjenerali Rrahman Rama, tha se kjo vizitë për të është shumë domëthënëse.

“Jam sot këtu për t’i takuar ushtarët e Kosovës, ata që bëjnë roje sonte. Më vjen mirë për pritjen që ma bënë gjenerali Rama dhe Ministri Berisha, pra e ndjejë situatën nëpër të cilën kalon secili ushtar dhe ushtare sot, në këtë të ftohtë në të gjitha qendrat”, theksoi Haradinaj.


Dhe për këtë, kryeministri Haradinaj tha se shpreh falënderimin për shërbimin e tyre që të jenë në gjendje gatishmërie e nevoje për t’iu përgjigjur kërkesave tjera nëse ka nevojë.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, e falënderoi kryeministrin për vizitën në Ministri dhe vendqëndrimin e rojeve kujdestare si dhe për mbështetjen në vazhdimësi, duke thënë se në fund të këti viti u hap një kapitull i ri për FSK-në dhe se viti që vjen është mjfat sfidues.

Gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama, tha se është nder dhe privilegj vizita e sotme e kryeministrit Haradinaj dhe se urimi për këta ushtarë e ushtare që shërbejnë sot është i veçantë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori