LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Faleminderit mik i shqiptarëve, Eliot Engel

Haradinaj: Faleminderit mik i shqiptarëve, Eliot Engel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të takimeve të shumta në shënim të përvjetorit të dhjetë të shtetësisë së Kosovës, sot ka pritur në takim mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili shoqërohej nga Jason Steinbaum, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, shqiptaro-amerikani Haxhi Bajraktari dhe personalitete të tjera. Kryeministri falënderoi kongresistin për përkushtimin e tij të pakursyer në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.

“Në kohën kur po festojmë 10 vjetorin e shtetësisë, dua të shpreh falënderimet e popullit tonë për punën e palodhur dhe ndihmën e pakursyer që ju dhatë, në ndërtimin tonë si shtet. Ju besuat në ne, besuat në kauzën tonë për liri. Faleminderit mik i shqiptarëve. Faleminderit Elliot Engel” tha Kryeministri Haradinaj.

Në anën tjetër Engel uroi kosovarët për përvjetorin e pavarësisë, duke shpreh mbështetjen e tij në rrugën e vendit drejt zhvillimit ekonomik, demokratik dhe konsolidimit të shtetndërtimit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori