LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Energjia parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Haradinaj: Energjia parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Austri, ka takuar Zëvendësdrejtorin e Komunitetit të Energjisë, Dirk Buschle, me të cilin ka biseduar për situatën energjetike në Kosovë dhe rajon.

Haradinaj e ka njoftuar Buschle për zhvillimet aktuale politike dhe zhvillimore në Kosovë, për kapacitetet energjetike të Kosovës dhe për projektin e Termocentralit ‘Kosova e Re’, për të cilin tha se do t’i hapte mundësi zhvillimit ekonomik të vendit dhe do t’i krijonte lehtësi të shumta funksionimit të bizneseve në vend.

Kryeministri Haradinaj dhe Buschle kanë biseduar edhe për Marrëveshjen e Energjisë të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën kryeministri Haradinaj tha se deri më tani Serbia nuk i është përmbajtur marrëveshjes duke paraqitur pengesa në zbatim dhe të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, duke kërkuar që Komuniteti i Energjisë të ketë rol në zgjidhjen e kësaj çështjeje.


Gjatë takimit, Haradinaj ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës për ndërtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, duke kërkuar nga Buschle dhe Komuniteti i Energjisë mbështetjen për sektorin energjetik në Kosovë.

Ndërkaq, Zëvendësdrejtori i Komunitetit të Energjisë Dirk Buschle, tha se do të ofrojë përkrahjen e tij dhe të Komunitetit të Energjisë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sa i përket Marrëveshjes për Energjinë, në të njëjtën kohë shprehu gatishmërinë e institucionit për ta mbështetur Kosovën në sektorin e energjisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori