Asfaltimi i rrugës në Gllogjan, Strellc e Isniq. Bashkë me stadiumin e ri në Deçan dhe dhjetëra projekte tjera infrastrukturore në zonën e Dukagjinit duken të jenë fillimi i përmbushjes së një premtimi që kryeministri Ramush Haradinaj kishte dhënë javë më parë para bashkëvendësve.
“Ka ardhur koha e Dukagjinit. Është koha që kjo trevë e jona të hyjë në hartën e zhvillimit. Po dua me thënë që, Dukagjini tash është në rend dhe kemi me i ecë punët e kësaj treve përpara”, qe zotuar Haradinaj.
Kështu tregon edhe dokumenti i buxhetit për vitin 2018.
Në zonën prej nga vjen kryeministri sipas projekteve të listuar nuk do të mbetet rrugë pa asfaltuar, do të ndërtohen shkolla të reja e do të përmirësohet infrastruktura sportive.
Një krahasim i projekteve të parapara për vitin e ardhshëm me ato të këtij viti dhe në përgjithësi vërehet një rritje e investimeve në rajonin e Dukagjinit si në fushën e arsimit, kulturës, sportit, e infrastrukturës rrugore.
Janë mbi 22 projekte të parapara të realizohen në bashkëfinancim me komunat ose të bartura nga buxheti i rishikuar për këtë vit derisa 14 projekte janë të reja për komunat e Deçanit, Pejës e Gjakovës.
Zgjerimi i rrugës Dollc-Gjakove që do të kushtoi 5.9 milionë euro është një projektet rrugore më të mëdha që pritet të realizohen bashkë me ndërtimi i rrugës nacionale Deçan-Kufiri me Malin e Zi në vlerë 2.4 milionë euro.
Ashtu siç kishte premtuar edhe në fushatë, kryeministri Haradinaj është kujdesur që të këtë sa më shumë projekte kapitale në Dukagjin, veçanërisht në vendlindjen e tij, Deçan.
Sipas buxhetit për vitin 2018, komuna e Deçanit do të ketë buxhet prej 8.5 milionë eurosh. Prej tyre, shpenzime kapitale janë rreth 2 milionë euro, përderisa 5 milionë euro tjera do të shkojnë për paga e mëditje.
Ndërkohë këto investime kapitale prej 2 milionë eurosh janë vetëm të komunës, pa përfshirë këtu projektet tjera kapitale për Deçanin që do të financohen nga niveli qendror.
Në bazë të listës së publikuar të projekteve, vërehet se shpenzimet e komunës për investime kapitale kryesisht do të shkojnë në infrastrukturë rrugorë. Ndër projektet me të mëdha është ai për ndërtimin e rrugëve nëpër fshatra, gjithsej 43 kilometra, me një buxhet prej 200 mijë euro.
Projekt i madh është edhe ndërtimi i rrugës “Luan Haradinaj” dhe “Dëshmoret e Kombit” me buxhet prej 300 mijë euro dhe ndërtimi i shtratit të lumit “Lumbardhi” bashkë me nivelin qendror.
Për vitin 2018, nga buxheti i Ministrisë së Kulturës, vetëm për stadiumet që do të ndërtohen në Pejë, Deçan dhe Novosellë të Pejës janë paraparë 1 milionë e 750 mijë euro. “Për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Pejë janë ndarë 1 milionë e 200 mijë euro dhe për stadiumin e qytetit në Deçan janë ndarë 250 mijë euro, ndërsa për stadiumin në fshatin Novosellë të Pejës janë ndarë 300 mijë euro”, thuhet në projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.
Më këtë buxhet parashihet edhe ndërtimi Kompleksit të tenisit në Komunën e Gjakovës në vlerë prej 100 mijë eurosh, ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, që kap shifrën prej 750 mijë eurosh, si dhe ndërtimin e palestrave të sportit në Zahaq e Loxhë të Pejës dhe palestrës në Deçan, në vlerë prej 160 mijë euro.
Projektet për këtë regjion në kuadër të kësaj ministrie nuk përfundojnë këtu. Ndërtimi i Qendrës së Kulturës në Rugovë të Hasit në Gjakovë, Qendra Rinore në Junik, Qendra Rekreative Rinore në Pjetershan të Gjakovës, që kapin shifrën prej 800 mijë euro janë projekte të tjera që janë paraparë të realizohen.
Për ruajtjen dhe mbrojtjen e objekteve kulturore janë paraparë 253 mijë euro. “Ruajtja e Kulla e Sheremertit Pejë -40 mijë euro, Shtëpia tradicionale Ryshit Kepuska në Gjakovë- 65 mijë euro, Shtëpia e Qehajve në Pejë 58 mijë euro dhe Shtëpia e Nimon Ferizit në Gjakovë 90 mijë euro”, thuhet në projektligjin për buxhetin e vitit 2017.
Vëmendje e veçantë në buxhet i është kushtuar edhe projekteve kapitale në arsim. Në komunën prej nga vjen kryeministri, Deçan, Ministria e Arsimit ka paraparë ndërtimin e një shkolle në fshatin Ratishë me një buxhet prej 200 mijë eurosh.
Po ashtu, 250 mijë euro tjera kjo ministri ka planifikuar për renovimin e dy shkollave në fshatrat Drenovc dhe Pobergjë.
Projekte kapitale në arsim do të shkojnë edhe në dy komunat tjera të Dukagjinit, Gjakovë e Pejë.
Në Gjakovë do të ndërtohet një shkollë me një buxhet prej 400 mijë euro, ndërsa në Pejë do të bëhet renovimi i gjimnazit “Pjeter Bogdani” me buxhet prej 150 mijë euro.
Në Pejë e Gjakovë miliona euro do të shpenzohen edhe në renovimin e universiteteve publike. Kështu renovimi i Universitetit të Pejës do të kushtojë 2.3 milionë euro, ndërsa renovimi i Universitetit të Gjakovës do të jetë 1.3 milionë euro. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës