LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës

Haradinaj: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Sllovenisë. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi.

Haradinaj tha se bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Slloveni kanë dhënë kontribut të çmuar në forcimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Duke ditur rolin e rëndësishëm të diasporës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit të Kosovës, Qeveria është kujdesur që të jetë sa më afër kërkesave të bashkatdhetarëve tanë në diasporë, përmes mekanizmave brenda vendit dhe ambasadave të Kosovës në botë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se diaspora jonë në Slloveni ka qenë urë lidhëse dhe e forcimit të miqësisë me shtetin slloven.


Kryeministri tha se Qeveria e Kosovës do të jetë afër tyre përmes lehtësimit të procedurave për investimet nga diaspora, në mënyrë që zhvillimi i afarizmit të tyre të jetë i suksesshëm dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori