LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj dënon ashpër sulmin në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë

Haradinaj dënon ashpër sulmin në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë

Lideri i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovëës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj sulmit në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se e dënon ashpër këtë sulm, duke ururar që sa më parë të ndriçohet ky rast nga autoritetet e rendit në Shqipëri.

“Dënojmë ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë.Urojmë shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar e gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri”, ka shkruar Haradinaj.


33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas  incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Në momentin që  njëri prej tyre tentoi të  futej në ndërtesës ushtarake dhe ta fotografojë atë ka ndodhur dhe një përplasje me rojet ushtarake.

Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar ushtarakët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori