LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Deklarata e Vuçiqit për mosnjohjen e Kosovës nënkupton përjashtim nga dialogu deri më 2022

Haradinaj: Deklarata e Vuçiqit për mosnjohjen e Kosovës nënkupton përjashtim nga dialogu deri më 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se shteti i tij nuk do ta njohë Kosovën, derisa ai është në krye të detyrës.

Shefja e diplomacisë ksoovare ka thënë se me këtë Serbia e përjashton veten nga dialogu deri në vitin 2022.

“Deklarata se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza të përbashkëta ekskluzive:  a)Serbia përjashton vetveten nga procesi i dialogut i lehtësuar nga BE-ja deri më 2022.


b) Ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se derisa ai të jetë president, nuk do të ketë njohje të Kosovës nga shteti i tij.

“Mendoj se pyetja më e mirë është nëse angazhoheni për njohjes ose mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Atëherë përgjigja do të ishte po, po dhe jo. Deri në prill të viti 2022, kur do të mbahen zgjedhjet [presidenciale], kjo sigurisht që nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Vuçiç gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, cilado administratë të jetë në pushtet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori