Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi duhet të zgjidhet, pavarësisht se ai është i vetëdijshëm që nuk pret ndonjë mrekulli.
“Për çështjen e kufirit fatkeqësisht është situatë shumë e papërshtatshme. Nuk na pëlqen që jemi në këtë realitet, sepse është një marrëveshje që duhet arritur nga dy qeveritë”, ka thënë Haradinaj, në emisionin “New Bugajski Hour”, në RTK.
“Në Kosovë është një pjesë e shoqërisë sonë që besojmë se është bërë gabim. Si rezultat i kësaj është se Parlamenti është ndarë, andaj nuk i ka dy të tretat për këtë”, ka shtuar ai.
Haradinaj ka thënë se Qeveria e ka parë krijimin e një komisioni të ri si mundësi për zbulimin e së vërtetës për demarkacionin me Malin e Zi.
“Ajo çfarë kam bërë është se nuk dua ta mbaj atje përgjithmonë, dhe të shpresoj se një ditë me ndonjë mrekulli t’i kemi dy të tretat”, është shprehur ai, duke folur në anglisht.
“E ndërmora, pra, një qasje jo shumë të përkrahur nga partnerët ndërkombëtarë, andaj e lirova Komisionin e kaluar – jo unë, por ne, Qeveria, dhe e krijuam një të ri, dhe u dhamë mundësinë ta zbulojnë të vërtetën për marrëveshjen për vijën e kufirit”, ka thënë Haradinaj.
“Sapo ta kenë rezultatin, menjëherë do t’i qasemi. Fillimisht me partnerët politikë në Kosovë, dhe me partitë politike, përfshirë edhe ato të opozitës, që ta dimë se ku jemi. Por, njëkohësisht, Uashingtoni dhe miqtë e tjerë, ose evropianët, të dinë që ky është realiteti ynë, dhe në atë rast do t’i qasemi Malit të Zi dhe t’i tregojmë për zhvillimet tona të reja”, ka shtuar ai.
“Nëse mendojnë që është në rregull të rinegociojmë, po – nëse jo, mund të përfundojmë në arbitrazh”, është shprehur kryeministri kosovar.
Në intervistën e dhënë për emisionin “New Bugajski Hour” në RTK , kryeministri Haradinaj foli edhe për dialogun me Serbinë, asociacionin, ekonominë e zgjedhjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?