Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi se kundërshtojnë çdo tendencë për zhvlerësimin e familjes.
Ai u zotua se angazhohen për familje me status të qëndrueshëm material e me të ardhura që e sigurojnë familjen.
Kështu u shpreh ai në tryezën e grupit parlamentar me temën “Familja- roli, sfidat dhe mbrojtja”, ku u tha se familja duhet të jetë në qendër të mendimit politik në Kosovë.
Kreu i AAK-së, Haradinaj theksoi se mbrojtja e familjes e forcon shtetin dhe mbron lirinë, e cila është arritur me sakrificë.
“Aleanca angazhohet për familje me status të qëndrueshëm material, me mirëqenie ekonomike dhe me të ardhura që e sigurojnë familjen. Familja është lumturia. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e përkushtuar që fuqishëm ta ruaj këtë lumturi në familje dhe familjen e lumtur. Do të kundërshtojmë çdoherë, çdo kohë, çdo tendencë për zhvlerësimin e familjes. Mbrojtja e familjes rrit besimin në Zot dhe dashurinë për atdheun, e forcon shtetin, ruan pronën, rrjedhimisht mbron lirinë të cilën e kemi arritur me shumë sakrificë”, deklaroi Haradinaj.
E kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi theksoi se familja shqiptare tradicionalisht ka qenë institucion i rëndësishëm.
Ai përmendi edhe iniciativën për ndarjen e 500 eurove për secilën lindje në këtë komunë.
“Ne si komunë kemi filluar me përkrahjen prej 500 euro për çdo lindje, po ashtu kemi asistencë sociale dhe përfitojnë familjet të cilat kanë nevojë. Fëmijët me nevoja të veçanta, përfitues të mbështetjes financiare deri moshën 18-vjeçare, gjë që është e mangët, e varfër, duhet të rritet dhe pasurohet më tepër. Fëmijët pa përkujdesje prindërore të cilët gjejnë strehim, komuna ka rol përkrahës. Si dhe kur janë tre fëmijë në strehim rezidencial, ne kemi një strehimore dhe janë përfitues të një ndihme financiare mujore. Kërcënimet për familjen sot janë evidente”, tha Latifi.
Në tryezën e organizuar nga AAK, kryetari i Demokracisë Konservatore, Avdullah Klinaku tha se emigracioni i theksuar e sistemi shëndetësor janë disa prej rreziqeve me të cilat po përballen familjet.
“Ndryshimet dinamike kulturore, vlerat e sforcuara liberale ndaj familjes, gjendja e rënduar ekonomike, emigracioni i theksuar, arsimi dhe edukimi me ngecje të mëdha, si dhe sistemi shëndetësor me plot sfida janë disa prej rreziqeve që po i ekspozohet familja. Në kontekst të kësaj, si konservatorë, kemi kontribuar në diskursin publik dhe në takime me qytetarë që të shtyjmë para agjendën se familja në këtë kohë sfidash të mëdha duhet të jetë në qendër të mendimit politik në Kosovë”, u shpreh ai.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo temë duhet të diskutohet në mënyrë profesionale nga legjislacioni. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos