Zhvillimet e fundit lidhur me hapjen e Urës mbi lumin Ibër, KFOR-i ka bërë thirrje për një dialog të mëtejshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Sipas një deklarate të KFOR-it për Telegrafin, misioni paqeruajtës ka refuzuar të spekulojë për ndonjë skenar të mundshëm në rast të hapjes së Urës për qarkullim të automjeteve, duke theksuar se çdo vendim duhet të merret në kuadër të dialogut politik.
KFOR-i ka nënvizuar angazhimin e tij për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajon, duke mbajtur një prani të përhershme në urë dhe duke kryer patrullime të rregullta në zonat përreth.
Ndërkaq zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një deklaratë për Kallxo, ka bërë të ditur se pritet që sot përmes një raporti të përpiluar nga kompania që ka bërë matjet dhe testimet e Urës, të dihet nëse Ura është mjaftueshëm stabile.
“Nesër del raporti. Na e dërgon kompania, e na (Ministria) e publikojmë”- tha Durmishi.
Sipas Durmishit, rezultatet e këtij raporti do të jenë kyçe për vendimin përfundimtar mbi rihapjen e urës.
Kjo situatë po ndiqet me vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka shprehur rezerva për hapjen e urës në këtë fazë, duke kërkuar më shumë konsultime dhe një dialog të ri për të shmangur tensionet dhe për të garantuar një qasje të përbashkët në këtë çështje delikate.
Sot bëhen një javë prej kur nisën testimet në Urën e Ibrit, të cilën po mëtojnë ta hapin së shpejti autoritetet kosovare, anipse po kundërshtohet nga faktori ndërkombëtar.
Pas matjeve dhe testimeve me automjete të rënda, që ca ditë janë duke u ngjyrosur muret e Urës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë