Nëse doni të ndryshoni Kushtetutën, atëherë urdhëroni dilni në zgjedhje dhe lërini qytetarët të vendosin. Kështu është në vendet skandinave, kështu është në Suedi, nëse doni të ndryshoni kushtetutën, atëherë më falni dilni, dhe ndryshone atë, me këtë kërkesë doli lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Ai potencoi edhe emrin e ish-kryeministrit Zoran Zaev me përfshirjen eventuale të bullgarëve në Kushtetutë.
“Zaev nuk ka dalë me program për ndryshim të kushtetutës, dhe të thotë këtu unë do ta ndryshoj Kushtetutën, do t’i fus bullgarët, prandaj votoni nëse jeni për mua apo nuk jeni me mua”, theksoi ai në një paraqitje televizive. Nga këtu parashtrohet pyetja, nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë kushti për hapjen e Kushtetutës?
Analisti politik Bllagojçe Atanaskoski, mendon se zgjedhjet e parakohshme, në këtë moment, mund ta komplikojnë edhe më shumë situatën e ngrirë politike në vendin tonë, sepse nuk është aq e lehtë të parashikohet shpërndarja e forcave paszgjedhore në parlament. “Në çdo rast, do të duhet bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës për të hapur Kushtetutën dhe për të arritur një shumicë prej 2/3. Nuk e di nëse është manovër politike e Mickoskit, që përmes zgjedhjeve të parakohshme të mendojë se do të fitojë dhe pastaj të mbështesë votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sepse në atë mënyrë brutalisht, paturpësisht dhe verbërisht do t’i mashtrojë dhe manipulojë anëtarët dhe simpatizantët e tij dhe kjo mund t’i kthehet si bumerang i pakënaqësisë në rrugët e Shkupit dhe Maqedonisë”, potencon Atanasoski.
Çfarë ka bërë OBRM-PDUKM për integrimet euroatlantike, pyet ish-deputeti dhe aktivisti, Pavle Bogoevski. Ai gjatë një paraqitje televizive tha se pajtohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, për deklaratën se E Majta dhe Apasiev janë rreziku më i madh për rrugën evropiane, ndërsa Hristijan Mickoski është peng i tyre.
“Le t’i fillojmë negociatat për anëtarësim tani, e pastaj kur të vijë OBRM-PDUKM në pushtet, le ta ndryshojnë Marrëveshjen me Bullgarinë. Ju i mbani peng negociatat tona me Unionin, duke menduar se Evropa do të ndryshojë qëndrimin e Bullgarisë. Kjo nuk do të ndodhë, tha Bogoevski. Sipas tij, për ndryshimet kushtetuese duhet të gjendet një shumicë prej dy të tretash. “Pres të jetë e pasigurt deri në momentin e fundit, por besoj se do të gjendet një shumicë. Ka mjaft kohë për të paraqitur argumentet. Nëse nuk gjendet shumica – po, do të jetë fatale, sepse në letër është kushti ynë i vetëm”, tha Bogoevski.
Ndërkohë, dje Kryeministri Dimitar Kovaçevski sërish bëri thirrje deri tek deputetët që të mbështesin ndryshimet kushtetuese me të cilat bullgarët do të bëhen pjesë e Kushtetutës së vendit. Kovaçevski theksoi se ky veprim paraqet vazhdimësi të procesit eurointegrues të vendit, ndërsa kritikoi opozitën duke thënë se nuk ka të drejtë të izolojë shtetin. “Nëse dikush ka vendosur që të izolohet, nëse para kësaj ka vendosur që ta izolojë edhe partinën e tij, ai nuk mundet dhe nuk ka të drejtë ta izolojë të gjithë shtetin”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Ai tha se si shembull duhet të merren vendet që deri në vitet e 90′ kanë qenë pjesë e “Paktit të Varshavës”, e që sot janë pjesë e BE-së dhe kanë standard shumë më të mirë të jetesës dhe se si rrjedhojë, deputetët duhet të mendojnë për të ardhmen tonë evropiane. “Ata shtete para se të bëhen anëtare të BE-së, kanë pasur standard edhe më të ulët të jetesës se ne, këtë të gjithë e dimë, ndërsa sot qytetarë tanë punojnë në këto vende”, tha Kovaçevski.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deri sa dje ishte për vizitë në Shkup, tha se edhe përkundër që Shqipëria ka një model tjetër, theksoi se ka njohur shumë minoritete përshi edhe atë bullgar. “Ndryshimet kushtetuese më duket se vetëm ligësia, dritëshkurtësia dhe patriotizmi i shtirur mund ti kthejnë në arsye për tu përçarë mes vete dhe në hapësirë për të krijuar probleme në këtë vend, ndërkohë që ky vend ka nevojë për të vrapuar dhe anëtarësuar në BE. Kushtetuta e juaj është një model i njohur.
Mund t’ju them se ne në Shqipëri kemi një model tjetër, por ne kemi njohur në parlament një numër jo të vogël minoritetesh, përfshi edhe minoritetin bullgar, dhe nuk duket se jemi të kërcënuar nga ndonjë minoritet, përkundrazi ne i konsiderojmë minoritete pasuri të madhe”, tha Edi Rama derisa komentoi çështjen e ndryshimeve kushtetuese. /Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës