Ministria e Arsimit ka hapur sot konkursin për përkrahjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet më të mira botërore, sipas listës “Shanghai” 2024/2025.
Kështu bëri të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook.
Ajo theksoi se “vlera e mbështetjes për një student do të jetë 8,500.00 euro”, dhe kjo thirrje është e hapur për studentët e Republikës së Kosovës.
Ministrja shtoi se përparësi do të kenë ata që nuk kanë bursa të pjesshme nga ndonjë skemë brenda ose jashtë vendit, si dhe ata që studiojnë në universitetet me rangun më të lartë ndërkombëtar.
Afati i fundit për aplikim është më 14 tetor 2024. “Për studentët tanë, më shumë përkrahje e më shumë mundësi!”, deklaroi Nagavci.
Për të aplikuar në këtë thirrje, studentët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:
– Aplikuesi/ja duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
– Universiteti pritës duhet të jetë në listën e 500 universiteteve më të mira në botë sipas rangimit të listës së Shanghait;
– Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda apo jashtë vendit;
– Përparësi kanë studentët që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës;
– Aplikanti/ja duhet të ketë llogari bankare aktive dhe në emër personal në Republikën e Kosovës;
Dokumentet e nevojshme:
– CV (Biografia);
– Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës së Republikës së Kosovës;
– Vërtetim nga universiteti pritës ku aplikuesi/ja vijon studimet e doktoratës në vitin akademik 2024/2025;
– Nëse aplikohet, vërtetim nga institucioni vendor ku aplikuesi është i punësuar bashkë me sqarimin nëse aplikuesi/ja mbështetet edhe me pagesë ose jo për kryerjen e studimeve të doktoratës;
– Deklaratën nën betim të vërtetuar nga noteri (për kandidatët të cilët nuk janë të punësuar);
– Vërtetim se aplikuesi/ja nuk pranon mbështetje financiare nga universiteti pritës;
– Studentët që nuk janë në vitin e parë të studimeve të doktoratës, duhet të sjellin dëshmi lidhur me provimet e dhëna apo arritjen ekuivalente në programin e doktoratës (p.sh., projekte hulumtuese si pjesë e temës së doktoratës, botime shkencore, prezentimi i punës hulumtuese në konferenca shkencore relevante apo ngjashëm). Kjo vërtetohet me një dokument origjinal të nënshkruar dhe të vulosur nga autoritetet e universitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame