Është bërë hapja solemne e shkollës së mesme profesionale gjermano-kosovare “Bau Academy”, e cila do të fillojë punën që nga 4 shtatori i këtij viti. Themelimi i kësaj shkolle është bërë me qëllim të operimit sipas kurrikulës kombëtare, në rrafshin e edukimit profesional të shkollimit të mesëm të lartë.
“Bau Academy” do të ofrojë mësim profesional në drejtimin instalues elektrik, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit, metalpunes dhe saldues, si dhe në drejtimin e ndërtimtarisë, raporton Kosovapress.
Pronari i “Al Trade Holding”, Bajram Gashani, në hapjen e shkollës tha se po realizon një ëndërr të tij të kahmotshme.
“Sonte është një takim i veçantë, sepse jemi mbledhur që të bëjmë hapjen e një institucioni të dijes, siç është ‘Bau Academi’. Kjo ka qenë një ëndërr e kahmotshme e imja. Gjithmonë kam menduar se cili do të ishte një kontribut që grupi ynë mund të bëjë për të mirën e komunitetit dhe shoqërisë si tërësi. Nuk kam gjetur mënyrë më të mirë se sa t’ia dhurojmë të rinjve tanë një vend ku mund të shkollohen, një vend ku mund të marrin dije dhe të bëhen gati për kërkesat e tregut të punës”, tha ai.
Ai tha se kanë shtyrë disa projekte për të investuar në shkollën e mesme profesionale “Bau Academi”. Ndërkohë ai bëri të ditur se i gjithë investimi në këtë shkollë është bërë nga “Al-Trade Holding”, por që kanë pasur edhe përkrahjen e partnerëve të tyre gjerman.
Ministri në detyrë i MASHT-it, Arsim Bajrami tha se kjo shkollë është një shembull se si një biznes i suksesshëm në Kosovë, vendos të investojë në edukim, që është një investim më i mirë dhe që tregon seriozitetin e të bërit biznes.
“Kjo akademi, e cila po ndërtohet si e para e këtij lloji, e akredituar nga Ministria e Arsimit, është një shembull i mirë i orientimit të arsimit profesional drejt nevojave të tregut të punës. Dhe është një mundësi e mirë e të rinjve tanë, që të ndërtojnë shkathtësitë dhe kompetencat, të cilat nesër do të mund t’i përdorin për të ndërtuar lidershipin e tyre në biznes dhe në ekonomi”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ndjehet i lumtur që ky projekt është vendosur të bëhet në komunën që ai drejton.
“Ky është vetëm hapi i parë që besoj që ju e bëni në këtë drejtim, por tregon për gatishmërinë e juaj si kompani që të investoni në një gjë që është edhe në interes publik, e jo vetëm interes i ngushtë i një kompanie. Besoj që në të ardhmen do të kemi mundësi që me Komunën e Prishtinës të bashkëpunojmë edhe më tutje për të zgjeruar këtë koncept”, tha Ahmeti.
Kurse, Anja Becky, përfaqësuese e Ambasadës së Gjermanisë, u shpreh e kënaqur që kjo shkollë ka synim dhe orientim mësimin dual, që është një koncept i mësimit në gjermani.
“Dua t’ju përgëzoj dhe ta ju them që me shumë kënaqësi edhe ne si ambasadë edhe bashkëpunimi me organizatën për bashkëpunim ndërkombëtarë, por edhe Oden Gjermano-Kosovare do të jemi mbështetës të kësaj shkolle dhe bashkërisht të avancojmë punën e kësaj. Gjithashtu jam e nderuar se si synim dhe orientim është mësimi dual, që është një koncept i mësimit gjerman”, tha ajo.
Kurse nga kolegji “Heimerer”, foli Adrian Heimerer, i cili tha se kjo shkollë është një projekt shumë interesant dhe që meriton të mbështetet.
“E konsideroj si një projekt shumë interesant dhe mendoj që edhe mbështetja jonë me një përvojë 40 vjeçare e arsimit profesional, por, gjithashtu edhe ndihma dhe mbështetja me një përvojë të gjatë, do të ndihmojë që ky projekt dhe kjo shkollë të jetë e suksesshme”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje