LAJMI I FUNDIT:

Hapet sezoni turistik në Vlorë

Hapet sezoni turistik në Vlorë

E cilësuar si perla e rivierës shqiptare, Vlora çeli mbrëmjen e djeshme sezonin e ri turistik me një koncert festiv me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur të muzikës shqiptare.

Pamjet që ofron qyteti bregdetar këtë sezon turistik dëshmojnë transformimin që është bërë falë investimeve me projekte madhore.

Projekte të standardeve evropiane si Lungomare, janë cilësuar si kartëvizita më e mirë dhe një ftesë për turistët e huaj.


“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga çelja e sezonit turistik në Vlorë, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.

E transformuar në një vijë bregdetare të standardeve më të larta të Mesdheut, rehabilitimi dhe rivitalizimi i hapësirës urbane brenda vijës bregdetare, e ka transformuar Lungomaren në një shëtitore bregdetare që i jep tiparet e një plazhi mesdhetar.

Ndërkohë në kuadër të Rilindjes Urbane janë realizuar edhe projekte të tjera në infrastrukturën rrugore me impakt të ndjeshëm në lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj. /ATSH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori