Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), përmbylli aktivitetin një mujor të “Javëve të Biznesit Kosovar”-“Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju? me hapjen e qendrës më të madhe në vend e cila strehon mbi 20 mijë artikuj vendor në Plus Center në Ferizaj pa produkte serbe.
Kjo është qendra më e madhe tregtare me prodhime vendëse dhe e njohur për bojkotimin e produkteve serbe.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se hapja e qendrës tregtare është një ditë e veçantë, pasi që thuajse është e vetmja tregtore e cila bojkoton prodhimet serbe dhe ka për konsumatorët vetëm prodhime vendëse dhe atyre vendeve që e njohin shtetin e Kosovës.
Qendra me prodhime vendëse është hapur në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar”-“Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju? “Që nga hapja, kjo qendër i ka bojkotuar produktet serbe dhe në anën tjetër fuqimisht prioritet kishte dhe ka prodhuesit e Kosovës, ku vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohet shteti, rritet mirëqenia, rritet prodhimi dhe ulet papunësia dhe importi enorm”, tha Shahini
Kryetari i AKB-së, shtoi se qytetarët janë konsumatorë besnik të prodhimeve vendëse, të cilat janë të cilësisë së lartë, në krahasim me ato të importuarat. “Kjo është forma më e mirë që biznesi bashkërisht me konsumatorët të jenë fanatik në prodhim e konsum dhe të jepet gjithçka për t’i kontribuar rritjes së bruto produktet vendor të shtetit, duke ditur se dy faktorët determinant të cilët ndikojnë në ngritjen e BPV-së, janë prodhimi dhe konsumi”, tha Shahini.
Kreu i AKB-së kërkoi nga institucionet lehtësira më të mëdha për prodhuesit vendës.
Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se gjithçka çka flitet është e tepërt, karshi veprimeve që ka bërë kompania për prodhimtarinë vendore.
“Duke konsumuar prodhimet vendore, kemi edhe rritje të zhvillimit ekonomik nga të cilët përfitues jemi të gjithë”, tha Stavileci.
Kurse, Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë e Industrisë, tha se është një ditë e veçantë që Plus Center i ka prioritet shitjen vetëm të prodhimeve vendore dhe kjo rëndësi të madhe si për rritjen e prodhimtarisë vendore, por edhe aspekteve tjera socio-ekonomike.
“Ne si Qeveri e Kosovës për dy vjet kemi bërë përpjekje adekuate për krijimin e një mjedisi më të favorshëm dhe do të përpiqemi që të heqim të gjitha barrierat për prodhuesit e vendit”, theksoi Bajrami.
Faik Grainca, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, çmoi lartë kompaninë dhe misionin e saj, ku sipas tij bizneset i kanë dhënë dhe po i japin shpirt komunës së Ferizajt.
Kemajl Zariqi, drejtor i kompanisë Plus, tha se kanë nisë punën në maj të vitit 2000 në një hapësirë prej 300 metrash deri në vitin 2007, kur kanë kaluar në fabrikën e veglave të cilën e privatizuan më 2006. Kompania me rreth 200 punonjës ka vazhduar me projekte zhvillimore duke u shndërruar në qendër tregtare prej 5000 metrash dhe të cilën Agjencia e Privatizimit, e ka vlerësuar si storie të suksesit.
“Prioritet i kompanisë ka qenë dhe do të jetë përkrahja e prodhuesve vendës dhe konsumimi i prodhimeve të tyre”, tha Zariqi. Sipas tij, për prezencën 16 vjeçare në tregun e Kosovës, kompania Plus është e njohur për bojkotimin e produkteve serbe”, tha Zariqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa