LAJMI I FUNDIT:

Hapet konkursi për pranimin e studentëve, të UP-së në Qendrën e Studentëve, sivjet vetëm nga një student në dhomë

Hapet konkursi për pranimin e studentëve, të UP-së në Qendrën e Studentëve, sivjet vetëm nga një student në dhomë

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës, ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte, ku gjatë këtij viti si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike me COVID-19, do të pranohen rreth 1600 studentë, pra një student në një dhomë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga QS-ja.

“Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2020/2021.Konkursi do të jetë i hapur prej datës29.10.2020 deri më datën 07.11.2020. Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, ëeb faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve- Prishtinë”, thuhet në komunikatë.


“Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend me Covid-19 dhe në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK këtë vit do të pranojë rreth 1600 studentë, pra një student në një dhomë. Edhe në këto rrethana QS ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim. Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, këtë vit ndarja e vendeve për strehim në konviktet e Qendrës se Studentëve, do të bëhet në bazë të kërkesës së rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe atë 70% e këtyre vendeve do të ndahen për fakultetet, programet e studimit të të cilave përmbajnë lëndë praktike dhe labaratorike si dhe 30% për fakultetet, programet e të cilave përmbajnë komponentet teorike.

“Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi)”, bëhet e ditur në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori