Hapet konkursi për drejtor të Qendrës së Paraburgimit të Prizrenit
14:"Ridvan Slivova
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka hapur konkurs për pozitën, drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Ditë më parë ushtruesi i detyrës së drejtorit në këtë institucion Destan Zogaj, është shkarkuar nga detyra bashkë me tre zyrtarë të tjerë, nga Ministria e Drejtësisë me arsyetimin e neglizhencave procedurale në rastin e Astrit Deharit, njofton Klan Kosova.
Kjo qendër pati mbetur pa drejtor pas largimit nga detyra të ish-drejtorit Ilir Gutaj, në gusht të vitit të kaluar.. Ai ishte larguar pas publikimit në media të skandaleve që ndodhën gjatë mandatit të tij.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































