Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) hap garën për fotografitë me të mira me motive nga bujqësia. Kjo garë bëhet me qëllim të promovimit të prodhimtarisë bujqësore në Kosovë, promovimit të produkteve vendore, promovimit të fermerëve dhe fermave kosovare, si dhe nxitjes së më shumë qytetarëve që të punojnë tokën, duke nxitur kështu zhvillimin rural, që ndikon në rritjen e ekonomisë dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Rregullat dhe procedura e garimit
Kjo garë është e hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e huaj që jetojnë përkohësisht në Kosovë. Fotografitë mund të jenë nga më të ndryshmet, por që ndërlidhen me bujqësinë, si psh.: pemishte, vreshta, drithëra, serra, perime në fushë të hapur, fabrika të përpunimit të produkteve bujqësore, bagëti, fermerë duke punuar tokën, momente duke konsumuar produkte vendore, etj.
Fotografia duhet të jetë autoriale dhe procedura për përfshirje në garë është e thjeshtë. Fotografinë e postoni në rrjetet sociale, Facebook, Instagram apo Twitter me hashtagun #TokaJone. Shkruajeni emrin e vendit ku është bërë fotografia, datën dhe autorin e saj. Postuesi i fotografisë duhet ta ketë të drejtën autoriale për fotografinë e postuar. Një person ka të drejtë të dërgojë deri në 5 fotografi dhe ato mund të behën me çfarëdo mjeti fotografues: telefon, tablet, apo aparat fotografik.
Vlerësimin e fotografive më të mira do ta bëjë një juri profesionale. Kjo juri do të përzgjedh 100 fotografitë më të mira, të cilat do të publikohen në një album promovues.
Prej këtyre 100 fotografive, do të përzgjidhen dhjetë fotografitë fituese, të cilat do të ekspozohen për një vit në ambientet e MBPZHR-së.
Dhjetë fotografitë më të mira do të shpërblehen financiarisht. Vendi i parë do të shpërblehet me 800 euro, vendi i dytë me 500 euro dhe vendi i tretë me 300 euro. Ndërkaq nga vendi i katërt deri të vendi i dhjetë do të shpërblehen me nga 100 euro.
Autori ruan të drejtën autoriale të fotografisë, por me pjesëmarrjen në garë, MBPZHR-së i jep të drejtën për publikimin dhe përdorimin jokomercial të fotografive të postuara. Gara është e hapur nga data 1 korrik deri më 15 gusht 2015. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare