Hapet “Baubox”, shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

“Baubox” është ndër shitoret e para me pakicë në Tetovë të stilit “Bëje vetë – DIY Market”. “Baubox” është shitore në të cilën ka produkte si: vida, hekurishte, pajisje për kopsht, rivonim, banim, vegla elektrike dhe vegla dore. BauBox gjendet në fshatin Xhepçisht, rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë
Kemi biseduar me drejtorin e “Baubox” Durim Qazimi, i cili na tha se idenë për këtë biznes e ka marrë nga një shitore në Gjermani. Ai tha se “Baubox” është discount i tipit baumarket dhe hapësirë prej 600 deri 800 m2, ndërsa çmimet i kanë deri 50% më të ulëta se në tregun e zakonshëm.
Ai gjithashtu tha se një avantazh tjetër i konceptit discount është hapësira kompakte, përzgjedhja e gamës së produkteve dhe stafi i trajnuar që ndikojnë në blerje të duhura pa humbur kohë.

“Përveç çmimeve të rregullta që janë më të ulëta ka edhe fushata promovuese të produkteve të caktuara që ndërrohen çdo 15 ditë, ku kemi ulje ekstra të çmimeve. Qëllimi i discountit është që të kemi më shumë produkte me markat tona nën ombrellën e Baubox. Në fillim kemi zhvilluar brendin tonë Fixit ku ka produkte të ndryshme për vida dhe hekurishte tjera të vogla”, tha drejtori i Baubox.
Ai tregoi se klientë të tyre janë të gjitha grupmoshat, njerëzit që i bëjnë punët vet në shtëpitë e tyre, familjet që duan të zbukurojnë shtëpitë dhe kopshtet e tyre, si dhe mjeshtrit.

“Në Tetovë ende nuk ka një DIY market. Shitja e këtyre produkteve është bërë në dyqane të veçanta për çdo kategori të produkteve që posedojmë ne. Në Shkup ka disa shitore të përafërta me konceptin tonë, por me çmime shumë më të shtrenjta”, tha Durim Qazimi, në lidhje me shitoret tjera të të njëjtit lloj.
Ai tregoi edhe për idenë për të hapur këtë biznes, ku tha se janë inspiruar nga Sonderpreis Baumarkt.

“Ne fillim ishte ideja qe të sjellim një Retail Franchise në Maqedoni. Duke analizuar kompanitë e ndryshme në Evrope, një koncept qe na pelqeu shumë ishte Sonderpreis Baumarkt, një Discount Baumarket në Gjermani, të cilët kishin 360 pika shitjeje, 180 prej tyre të vetat dhe 180 pika Franchise. Ata hapnin dyqane vetëm në qytete të vogla prej 5000 deri 50 000 banorë. Kjo i përshtatet shumë vendit tonë për shkak se shumica e qyteteve janë me popullsi 50 000 banore. Në bisedë me ta, ata nuk ishin të interesuar për t’u zgjeruar me Franchise ne R. e Maqedonisë, mirëpo neve aq shumë na pelqeu ky concept dhe vendosëm që të zhivillojmë vetë një koncept të ngjashëm të përshtatur për nevojat dhe preferencat tona të blerjes”, tha Durim Qazimi.

Ai tregoi se planet e tyre për të ardhmen janë që të zgjerohen edhe me dy pika të reja, një në Tetovë dhe një në Gostivar, ndërsa në të ardhmen edhe në qytete tjera të RMV-së./Telegrafi/
Oferta më e re e BauBox:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë