LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -4° clearsky_night

Hapen të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Ferizaj

Hapen të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Ferizaj

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Ferizaj ka përgatitur gjithsejtë 49 qendra të votimit në të cilat janë planifikuar gjithsejtë 119 mijë e 97 votues sipas listave zgjedhore.

Përgatitjet janë bërë me kohë dhe procesi ka nisur pa telashe.

Shaban Rexha, përfaqësues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, ka thenë për Telegrafin se janë përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe procedurat tjera për mbajtjen e zgjedhjeve.


“Të gjithë ekipet janë trajnuar sipar planifikimeve dhe kanë zënë pozitat e tyre nëpër qendra të votimit. Kemi gjithsejtë 119 mijë e 97 votues në Komunën e Ferizajt me 49 qendra të votimit dhe me një qendër me kusht. Te numri i votuesve kemi në listë të regjistruar edhe nga diaspora”, ka thenë ai./Telegrafi/