LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 7° cloudy

Hapen biznese të reja kosovare në veriun e Mitrovicës

Hapen biznese të reja kosovare në veriun e Mitrovicës
Pamje nga hapja e marketit "Meridian Express" në pjesën veriore

Kompanitë kosovare tashmë kanë filluar të jenë prezente në tregun e veriut të vendit. Ato kanë filluar të hapin markete, kafiteri, pastiçeri e restorante.

Këtë të hënë, në veri u hap marketi i parë  “Meridian Express”, i cili saktësisht ndodhet para shtatores së “Car Llazarit”, shkruan Telegrafi.

Hapja e këtij marketi shënon hap pozitiv, qoftë në aspektin e mundësisë së punësimit por edhe në rritjen e bashkëpunimit mes komuniteteve dhe në krijimin e një perspektive më pozitive.


Kjo është pika e parë e “Meridian Express” që është hapur në veriun e vendit.

Marketi shqiptar “Meridian Express” në Mitrovicën Veriore

Drejtori ekzekutiv i këtij marketi, Agon Gashi, sot para gazetarëve u shpreh se është mjaft i lumtur për hapjen e kësaj pike.

Gashi tha se në këtë market do të punojnë të gjitha komunitetet dhe nuk do të bëjnë dallime në bazë të nacionalitetit.

Po ashtu, ai shtoi se në konkursin e hapur për punëtorë ka pasur interesim edhe nga komuniteti serb.

Përveç marketit “Meridian Express”, në pjesën veriore të vendit po punohet edhe në hapjen e lokalit “Missini Sweets”.

Vazhdojnë punimet për hapjen e lokalit “Missini Sweets” në veri

Ky lokal gjendet në pjesën fillestare ku fillon pjesa veriore e vendit, e në këtë vend më herët ishte “Këshilli Kombëtar Serb”, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, javë më parë në afërsi të urës së Ibrit u hap kafiteria “C’est la vie”, e cila më heret mbante emrin “Dolçe vita”.

Kafiteria “C’est la vie” në Mitrovicën Veriore. Foto: REL

Të gjitha këto objekte janë në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka thënë se këto objekte tashmë janë nën kontrollin e saj dhe se janë shpallur tenderë përmes të cilëve, këto objekte janë blerë apo janë marrë me qera. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kalo në kategori