LAJMI I FUNDIT:

Hap dyert në Frankfurt panairi i 59-të ndërkombëtar i librit

Hap dyert në Frankfurt panairi i 59-të ndërkombëtar i librit

Në këtë panair, që është panairi më i madh i librit në botë, prezantohen rreth 7.300 shtëpi botuese nga 110 vende të botës. Panairi i sivjetshëm shënon një rekord për numrin e shtëpive botuese që prezantohen në të. Por jo vetëm për numrin e shtëpive botuese që prezantohen në të, por edhe për numrin e produkteve, i cili shkon në 400.000.

Organizatorët e panairit parashikojnë që deri të dielën aktivitetet e panairit dhe stendat do t’i vizitojnë rreth 300.000 vizitorë.

Këtë radhë i ftuar nderi i panairit është rajoni i Katalonjës, i cili prezantohet në panair me rreth 150 autorë. Edhe fjalën e hapjes së Panarit e mbajti autori nga Katalonja, Quim Monzó.

Në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt po marrin pjesë edhe disa botues nga Kosova. Shoqata e Botuesve të Kosovës (SHBK) me ndihmën e Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sivjet ka siguruar një stendë në këtë panair në të cilin marrin pjesë shtëpitë botuese: "Dukagjini", "Faik Konica", "Buzuku" etj.


Ndërkaq nga Shqipëria botimet e tyre do t’i paraqesin shtëpitë botuese: "Onufri", "Ombra", "Dituria" etj. Poetja e njohur Luljeta Lleshanaku, poetja dhe koleksionistja e artizanaleve, Luljeta Dano, si dhe poetja Ledia Dushi, do të mbajnë një takim letrar në Frankfurt.

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Letra drejtuar Mehmet Shehut, më 1967: Po e prishni karakterin e shqiptarit, në dëm të Atdheut

Letra drejtuar Mehmet Shehut, më 1967: Po e prishni karakterin e shqiptarit, në dëm të Atdheut

Kulture
MERI MORISON

MERI MORISON

145

145

Poezi
Fotografia e harruar e Shote Galicës (Foto)

Fotografia e harruar e Shote Galicës (Foto)

Kalo në kategori