Han me telefon porositi Zaevin se duhet të zbatohet Marrëveshja e arritur

"Komisari konfirmoi se tërësisht dhe padyshim e mbështet vlerësimin e OSBE/ODIHR-së për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në IRJ të Maqedonisë në vitin 2014. Ai i përsëriti vërejtët e ODHIR-së se zgjedhjet janë zbatuar në mënyrë efikase, por se ka pasur një numër të madh problemesh serioze, posaçërisht lidhur me ndarjen joadekuate mes aktiviteteve partiake dhe shtetërore, akuzat për kërcënimin e votueseve dhe qasjen e mediave në dobi të partive në pushtet, Komisioni Evropian, gjithashtu, rregullisht shpreh shqetësim lidhur me saktësinë e listave zgjedhore. Të gjithë këto çështje duhet të zgjidhjen urgjentisht në pajtim me rekomandimet e OSBE/ODHIR-së dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias", thuhet në kumtesën e KE-së, transmeton zhurnal.
Në reagimin e Brukselit, qëndron edhe se Komisioni Evropian disa herë e përsëriti nevojën që të hetohen të gjitha keqpërdorimet potenciale të cilat dalin nga përgjimi, përfshirë edhe ato lidhur me mashtrimin zgjedhor.
"Komesari u bën thirrje të gjithë liderëve partiak t'i respektojnë obligimet e ndërmarra më 2 qershor për tejkalimin e krizës aktuale dhe t'i vazhdojë bisedat që të gjendet marrëveshje e shpejtë dhe e përhershme me të cilën duhet të zgjidhet brengosja legjitime lidhur me sundimin e së drejtës dhe të kthehet besimi i opinionit në institucionet e vendit. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit", thuhet në kumtesën e Eurokomsionin.
Siç dihet, edhe krahas qëndrimit të Zaevit se të mërkurën nuk do të shkojë në Bruksel në finalizimin e marrëveshjes së arritur javën e kaluar në Shkup, KE zyrtarisht e ftoi atë, Nikolla Gruevskin, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin në takim, me qëllim të rrumbullakohet korniza për zgjidhjen e krizës politike në vend, që duhet të përfundojë me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të vitit 2016.




















































