Hamza takohet me Sorensen: Diskutuam për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka pritur të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook Hamza ka shkruar se me Sorensen ka diskutuar për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian.
“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































