Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjendet për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku me ftesë të ,ministrit të Financave të Maqedonisë, Dragan Tevdovski dhe zëvendëspresidentit të Bankës Botërore, Cyril Muller, po merr pjesë në takimin rajonal të ministrave të Financave, me temën “Nxitja e zhvillimit ekonomik përmes zhvillimit të kapitalit njerëzor në vendet e Ballkanit perëndimor”, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë.
Hapjen e këtij takimi e bëri kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili përshkroi gjendjen e përgjithshme të investimeve në Maqedoni në kapitalin njerëzorë, duke theksuar se “është shumë e rëndësishme që të gjitha shtetet e Ballkanit pa dallim të investojnë në kapitalin njerëzor për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik në këtë rajon të Ballkanit”.
Ndërsa, ministri Hamza theksoi se në Kosovë në dy vitet e fundit rritjen e buxhetit e kemi koncentruar në investimet në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe në çështjet sociale.
Hamza gjithashtu shtoi se në fazat e ardhshme të politikë-bërjes sonë patjetër duhet të fokusohemi tek investimi në dije, pra në kapitalin njerëzorë, dhe tek forcimi i institucioneve shoqërore. Sipas ministrit Hamza, këtë më së miri mund ta bëjmë përmes politikëbërjes të orientuar nga rezultatet, të cilat edhe pse do të jetë më vështirë të maten, mund të adresojnë më direkt sfidat tona zhvillimore.
“Rritja ekonomike e vendeve tona gjatë viteve të fundit ka qenë mjaft inkurajuese, por duke qenë se kemi dallim substancial me vendet e Bashkimit Evropian, aty ku të gjithë ne synojmë të jemi, ne duhet të ndryshojmë modelin tonë të rritjes ekonomike, për të mundësuar një zhvendosje, respektivisht ‘kërcim’ të konsiderueshëm në raport me rritjen e deritanishme”, shtoi ministri Hamza.
Ai gjithashtu bëri të ditur se Kosova në dokumentin e saj më të lartë strategjik, e që është “Strategjia Kombëtare për Zhvillim”, ka renditur zhvillimin e kapitalit njerëzorë, si shtyllën kryesore të kësaj strategjie.
Në këtë takim, ministri Bedri Hamza veçoj edhe një fenomen me të cilin po ballafaqohen të gjitha vendet e Rajonit, që sipas tij është ikja e trurit nga vendet tona.
“Ne duhet të investojmë që ta zhvillojmë sektorin privat në mënyrë që të jetë bartës i zhvillimit ekonomik dhe ky sektor të motivoj të rinjtë dhe të rejat për punësim, dhe mos të shikohet sektori publik si mundësi e vetme për punësim. Kemi bërë progres por që kemi ende punë përpara nesh për ta thelluar këtë zhvillim” ka shtuar ministri Hamza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa