Hampus rikthehet tek ekip i CS:GO NIP, AleksiB kalon në stol

Ekipi suedez, NIP kanë njoftuar kthimin e Hampus "hampus" Poser në listën kryesore si kapiten.
Hampus do ta zevendesojë finlandezin AleksiB nw rolin e kapitenit tek ekipi NIP.
Suedezi ishte jashtë aksionit për rreth pesë muaj, pasi ishte raportuar se kishte probleme shëndetësore.
Hampus ishte kapiteni i ekipit që nga ardhja e tij nga GamerLegion në maj të 2020 deri në blerjen e Aleksib nga NIP vitin e kaluar.
NIP dhe hampus janë planifikuar të dalin në skenë së bashku pas pushimit të garave të CS:GO në BLAST Premier Fall Groups 2023 që do të mbahet në Kopenhagë, Danimarkë midis 13-23 korrikut.
Ekipi do të vihet në provë menjëherë kundër skuadrave si Vitality , Heroic dhe FaZe vetëm pak ditë para fillimit të IEM Cologne.
Ky është formacioni i ekipit NIP:
Daniil "headtr1ck" Valitov
Kristian "k0nfig" Wienecke
Fredrik "REZ" Sterner
Ludvig "Brollan" Brolin
Hampus "hampus" Poser
/Telegrafi/









































