LAJMI I FUNDIT:

Hamasi thotë se progresi i armëpushimit në Gaza është një iluzion

Hamasi thotë se progresi i armëpushimit në Gaza është një iluzion

Hamasi i ka përshkruar sugjerimet për përparim në një marrëveshje armëpushimi Izrael-Gaza si një iluzion, pasi presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ndihej “optimist”.

Pas dy ditësh bisedimesh të mbështetura nga SHBA në Katar, Biden tha të premten “ne jemi më afër se kurrë”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i Hamasit i tha BBC-së se nuk kishte pasur përparim dhe ndërmjetësit po “shisnin iluzione”.


Izraeli tha se “vlerëson përpjekjet e SHBA dhe ndërmjetësve për të bindur Hamasin nga refuzimi i tij për një marrëveshje për lirimin e pengjeve”.

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të një sulmi të paprecedentë në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng.

Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaz që kontrollohet nga Hamasi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori