Site icon Telegrafi

Hamasi liron dy shtetase amerikane që i kishte marrë peng në sulmin e 7 tetorit mbi qytetet izraelite

Hamasi ka bërë të ditur në një kumtesë se ka liruar dy shtetase amerikane – që ishin marrë peng në ditën e 7 tetorit kur filluan një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite.

Thonë se bëhet fjalë për një nënë dhe bijën e saj, që sipas Hamasit janë liruar për “arsye humanitare”, transmeton Telegrafi.

Hamasi nuk ka zbuluar identitetin e pengjeve që i liroi, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nga izraelitët apo video të lirimit të tyre.

Lexo po ashtu Njëherë paralajmëroi banorët, e më vonë izraelitët i bënë shkrumb e hi lagje të tëra në Gazë

Siç raporton Sky News, gruaja është rreth të 60-ve, kurse e bija e saj 18-vjeçe. Ato aktualisht janë me personelin e Kryqit të Kuq.

Në anën tjetër, izraelitët pretendojnë se militantët e Hamasit në ditën e kobshme kishin rrëmbyer mbi 200 persona, e në mesin e tyre kishte edhe shtetas të huaj siç është rasti i nënës dhe të bijës me shtetësi amerikane. /Telegrafi/

 

Exit mobile version