Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë dëshmitari Sadik Halitjaha tha se me porosinë e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson e ka quajtur të shantazhuar.
“Zoti Emmerson ka bërë një digresion kundër meje, si duket me ndikimin e Kadri Veselit, se ashtu erdhi ajo asistentja me një letër, ka thënë se unë jam i shantazhum se pasna pas dhanë një urdhër diku se me u vra një burrë e dy gra dhe koka anku se pse unë nuk kam avokat. Kisha dasht shkurt që të iu drejtohem kryetar i gjykatës e jo avokatit se ajo për mua ishte një thikë pas shpine, ai duhet ta sqaroj drejtë dhe të jetë fer dhe jo të jep goditje poshtë brezit. Të jetë le ta tregoj se ku është urdhri, ku e ka pa, ku e ka ni dhe ku e ka atë kopje të urdhërin”, tha Halitjaha.
Halitjaha tha se nuk mundet askush ta shantazhojnë atë dhe asnjëherë nuk ka qenë i shantazhuar.
“Nuk duhet të me thotë i shantazhum se kurrë në jetë nuk qenë i shantazhumë. Nuk ka forcë në këtë botë që me shantazhin, mund të me vrasin dhe të me burgosin, por të me ligin dhe me shantazhojnë le ta harron Emmersoni dhe Kadria që e porositi me thanë ashtu”, tha Halitjaha.
Halitjaha tha se në këtë seancë gjyqësore, pa praninë e tij është thënë se ky dëshmitar është pa relevancë.
“Mua nuk po me ngutet, nuk po me ik autobusi. Unë e di që duhet sqaruar këto gjëra mirë dhe duhet thënë e vërteta dhe nuk duhet ta prishni dinamizmin e punës që keni marrë përsipër cka do të iu tham unë është se mua nuk po me pengojnë pyetjet…Kur me keni nxjerr jashtë për mos me degju unë se çka po flitet këtu në sallë është shtru kjo çështje. Është thanë se ky dëshmitar është i pa relevancë”, tha Sadik Halitjaha, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pas insistimit të kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith, dëshmitari tha se kjo çështje është ngritur nga mbrojtja e Kadri Veselit përmes avokatit Ben Emmerson.
“Sepse kjo është gjykim publik dhe dëgjohet publikisht edhe jashtë kësaj gjykate. Këtë cështje e ka ngritë avokati Emmerson. Ju i keni edhe incizimet zoti kryetar mos të bëhemi tani sikur nuk po e dini edhe ju. Mjaftë jam i lëndum prej asaj se pse duhet ta thoshte edhe pse të më shpallte si jorelevant i kushtëuzuar nga gjykata dhe prokuroria unë këtu. Nëse me ka kushtëzuar dikush këtu jeni ju këtu dhe prokurorja. Prokuroria ka reagu dhe ka thënë për avokat e kam pyet tri herë e nuk ka dashtë”, tha Halitjaha.
Aitha se e ka incizimin e sallës ku është diskutuar kjo çështje dhe se këtë gjë ia kishte dërguar një familjar i tij, për të cilin tha se nuk do e tregoj identitetin e tij.
“Një familjar i jem, nuk ua tregoj se kush me ka thënë. E kam edhe incizimin. E kam incizimin e sallës dhe nuk duhet të bëhemi sikur nuk ka ndodhur kurrgjë. Për me fol me thikë prapa shpinës nuk duroj. Folim haptas nuk po fshihem prej kërkujt’, tha dëshmitari.
Lidhur me këtë, reagoi edhe avokati Ben Emmerson i cili tha se ka mundur që të ik ndonjë gjë gjatë përkthimit.
“Meqë kuptoj, nga ajo se çfarë tha dëshmitari është që na shpjegoi ose i është thënë nga dikush se çfarë ka ndodhur në diskutimin që nuk ka qenë i pranishëm dëshmitari. Mund të ndodhë që ka humbur edhe gjatë përkthimi”, tha Emmerson.
Ndryshe, kryetari i trupit gjykues, Smith urdhëroi që të vazhdojë seanca dhe pastaj që të sigurohet që dëshmitari të flas me dikë nga gjykata lidhur me këtë çështje.
“Le të vazhdojmë dhe pastaj të sigurohemi që dëshmitarit të jepet mundësia që të flas me dikë nga gjykata pa praninë e palëve apo personave që janë këtu në gjykatë”, tha Smith III.
Pyetjet për dëshmitarin Sadik Halitjaha ka filluar që t’i parashtroj mbrojtja e Veselit përmes avokatit Ben Emmerson.
Ndryshe, në seancën e së hënës kur filloi dëshminë dëshmitari Halitjaha, Emmerson ka thënë se ky dëshmitar është “bashkëkonspirues pa aktakuzë” dhe pretendohet se ai ka urdhëruar rrëmbimin e tri grave që janë familjare të dëshmitarëve, e të cilat më pas janë gjetur të vdekura.
Në parashtrimin e tij, Emmerson tha se gjatë marrjes në pyetje ky dëshmitar mund të japë informacione të cilat mund të jenë vetëinkriminuese, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Sikurse mund të dini i nderuar gjykatës, ky dëshmitar citohet si atë në Amerikë e quani bashkëkonspirues pa aktakuzë dhe kjo shtjellohet më tej në paragrafin 155 të aktakuzës dhe shtjellohet më tej në paragrafin 329 të dosjes së gjykimit paraprak të Prokurorisë. Ajo ka të bëjë me një incidim që e keni çuar edhe më herët dhe lidhet me një pretendim që ky dëshmitar ka urdhëruar rrëmbimin e tri anëtarëve të familjeve të dëshmitarëve, tri gra të cilat janë gjetur të vdekura”, tha Emmerson.
Avokati tha se meqë dëshmia e dëshmitarit mund të jetë vetëinkriminuese, mund ta lejojë të marrë një këshillë nga një avokat.
“Duke marrë parasysh këtë historik, këtë sfond dhe këtu sigurisht në… të paragrafit 97, paragrafi 5 të protokollit të urdhrit për zhvillimin e procesit gjyqësor të datës 25 janar… ku thuhet se gjatë seancës përgatitore, marrja në pyetje nga z.Pace duhet ta bëjë marrjen në pyetje duke marrë parasysh dëshmitarët dhe informacionet që ai mund të japë, mund të jetë vetinkriminues dhe që të lejojë që të marrë këshillë nga një avokat”, tha tutje Emmerson.
Emmerson tha se nuk e ka dëgjuar prokurorin James Pace që nuk e ka informuar dëshmitarin se në qoftë se trajtohet ose del ndonjë çështje e cila e inkriminon, atëherë duhet të ngritët çështja te trupi gjykues.
Sipas tij, është e rëndësishme që t’i sqarohet dëshmitari se cilët janë hapat që mund të ndodhin, në rast se cenohen një nga pikat e lartpërmendura.
Tutje, Emmerson tha që në shënimet që i ka parë, nuk e ka të qarë nëse Prokuroria ia ka bërë me dije dëshmitarit që ai jo vetëm që mbetet në dyshim, por është një element shumë i rëndësishëm kundër të akuzuarve.
Ndërsa, prokurori James Pace tha se dëshmitarit iu është bërë me dije dhe se i njëjti ka hequr dorë nga e drejta për të pasur avokat.
Halitjaha gjatë dëshmisë së tij, duke folur për mënyrën e organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se luftëtaret në Shtabin e Përgjithshëm nuk kanë qenë të rregullt.
Ai tha se ata më shumë i ka udhëhequr ideali për liri dhe besimi i madh tek udhëheqësi politik, Adem Demaçi.
“Ne më shumë na ka udhëheq, unë më shumë po flas për vete ideali për liri dhe besimi i madh tek udhëheqësi politik Adem Demaçi sesa tek këta luftëtarët që kanë qenë në Shtab të Përgjithshëm që realisht unë nuk mund ta quaj fiktiv se kanë qenë, por nuk kanë qenë të rregullt. Kjo është argumenti im”, tha Halitjaha.
Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Ben Emmerson, Halitjaha tha se nuk e din sigurt se kur ishte formuar Shërbimi Informativ i Kosovës që ndryshe quhej me shkurtesën “ShIK”.
“Nuk e di kur është formu SHIK-u. Deri sa ka qenë me 12 qershor 200 % i bindur se vetëm ZKZ-ja ka qenë, ma anej se di”, tha Halitjaha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit
“Doracakët janë botuar në vitin 2023”, Bajrami reagon sërish: Keni prekë në familje - përgjegjësi duhet t'i kërkohet Nagavcit
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Edhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e ish-drejtorit në SHISH, dyshohet se biznesmeni u qëllua nga lartësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë