LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Mishi i importuar në Kosovë është i rezervave të ndonjë shteti apo ushtrisë

Haliti: Mishi i importuar në Kosovë është i rezervave të ndonjë shteti apo ushtrisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti tha se mishi i importuar në Kosovë nuk e plotëson asnjë standard.

Sipas tij, mishi i importuar mund të jetë i rezervave të ndonjë shteti, apo i ushtrisë që nuk i plotëson kriteret për konsum.

“Dua t’ju them që ka mish, ka kilogram mishi që prodhohet në Amerikë dhe në Japoni, që quhet kobe që një kilogram mish e tillë kushton me së paku 540 euro kilogrami. Ne fuqia jonë, mundësia jonë nuk është që ta eksportojmë këtë lloj mishi, por edhe sikur të jetë mirë është ta kontrollojë edhe atë. Problemi është, krejt Evropa importon mish nga SHBA, Argjentina dhe Irlanda, kryesisht tri shtetet që e kanë mishin me të mirë që e përdorin evropianët. Por besoni ky mish prodhohet enkas me porosi për shtetet e veçanta ku do të përdoret dhe shtetet e veçanta të BE-së kanë standard së pari të ushqimit të gjedheve që kanë me ngrenë dhe pastaj kontrollojnë edhe qumështin dhe të mishit me standardet e tyre dhe pastaj e hedhin në treg. Mishi që ka ardhur në Kosovë, nuk është mish i Evropës. Është mish, po mendoj unë, i rezervave të ndonjë shteti, ushtrisë, ku di unë, që nuk i plotëson standardet për asnjë vend në botë që ta hanë njerëzit”, tha Haliti, raporton KosovaPress.


Ai tha se po flasin për mishin, por njëjtë të rrezikshme janë edhe perimet që hanë qytetarët, pasi janë me plot pesticide dhe janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve pas skadimit të afatit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A po e

A po e "mashtron" Bashkimi Evropian, SHBA-në në tregti?

Botë
Fluturoni çdo ditë nga Prishtina në Düsseldorf me çmime speciale!

Fluturoni çdo ditë nga Prishtina në Düsseldorf me çmime speciale!

Ekonomi
Nga buzëqeshjet te flokët - 'Care and Hair Fix' transformon estetikën me teknologjinë më të avancuar në Ballkan

Nga buzëqeshjet te flokët - 'Care and Hair Fix' transformon estetikën me teknologjinë më të avancuar në Ballkan

Ekonomi
Mos e humbisni shansin - Aplikoni tani për punë në Popeyes dhe Firehouse Subs në Prishtinë!

Mos e humbisni shansin - Aplikoni tani për punë në Popeyes dhe Firehouse Subs në Prishtinë!

Ekonomi
Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Ekonomi
Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Ekonomi
Kalo në kategori