Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, edhe më tutje vazhdon të këmbëngul se miratimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi është i pashmangshëm.
Sipas tij, pa i siguruar votat e mjaftueshme Demarkacioni nuk duhet të dërgohet në Kuvend.
Haliti për “Zërin” tha se për Demarkacion po presin vendimin e Komisionit për Punë të Jashtme. Por, ai edhe një herë ka bërë thirrje që nëse nuk ka vota për t’u kaluar kjo çështje të mos shkojë në votim.
“Po presim Komisionin, nëse e kalon Komisioni, Demarkacioni vjen në Kryesi dhe Kryesia do ta caktojë datën. Por, unë mbetem tek ajo që kam thënë më herët, që nëse Demarkacioni nuk i ka votat për t’u votuar dhe për t’u kaluar si problem, atëherë është më mirë të mos futet në votim, sepse nëse s’i kemi votat për ta kaluar dhe e çojnë në votim ne bëjmë një gabim tepër të madh”, ka thënë ai.
Haliti këtë çështje e konsideron të përfunduar, pasi tha se Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësues të popullit kosovarë.
Sipas tij, Kosova bën mirë ta pranojë këtë marrëveshje në mënyrë që të mos i prishë marrëdhëniet me Malin e Zi.
“Ministri i Jashtëm dhe ai i Brendshëm e kanë nënshkruar Marrëveshjen në emër të Kosovës dhe në prezencë të ndërkombëtarëve. Nëse është vendosur firma në emër të shtetit dhe nëse ke pasur autoritet, atëherë kjo çështje është e përfunduar. Tani Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe kur e kemi këtë parasysh interesi i Kosovës është që me Malin e Zi t’i kemi raportet e mira dhe jo të futemi në spektrin e konflikteve”, tha Haliti.
Në favor të përmbylljes së vendimmarrjes rreth Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të nënshkruar qysh në gusht të vitit 2015, shprehen edhe deputetët, të cilët nuk e përjashtojnë as mundësinë që ratifikimi të dështojë. Por, sipas tyre, me rëndësi është që çështja të mos mbetet më pezull dhe ta marrë një përgjigje nga Kuvendi. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë