LAJMI I FUNDIT:

Halimi e LDK-së: Fushatës denigruese ndaj Jasharajt së fundmi iu bashkua edhe Kurti

Halimi e LDK-së: Fushatës denigruese ndaj Jasharajt së fundmi iu bashkua edhe Kurti

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka deklaruar se kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, është duke i linçuar e propaganduar nga zyrtarët e Qeverisë.

Në një postim në Facebook, Halimi ka shkruar se në ballë të siç ka thënë, kësaj makinerie linçuese e propaganduese të pushtetit, është vënë së fundmi edhe kryeministri Albin Kurti.

“Në këto tri javë grevë, për as edhe një çast, nuk ka pushuar denigrimi ndaj krerëve të sindikatave nga ana e makinerisë linçuese e propaganduese të pushtetit. Së fundmi, në ballë të kësaj makinerie të errët, u vu vetë kryeministri, duke e imituar të folurën e duke e përqeshur – rrjedhimisht bullizuar – kreun e SBASHK-ut”, ka shkruar ajo.


Tutje, ka thënë se fushata dehumanizuese në fjalë, i ka paraprirë përpjekjes për sulm fizik ndaj Jasharajt, sepse “eksponentë të pushtetit e krijuan ambientin linçues”.

“Kjo mendësi dhe tendencë e nënshtrimit dhe shtypjes së tjetrit të perceptuar ndryshëm dhe armik të fabrikuar; kjo ‘cancel culture’ e përmasave të frikshme, nuk ka për të sjellë asgjë të dobishme. Politika dhe njerëzorja, në liri të vendit, asnjëherë nuk kanë qenë kaq larg njëra – tjetrës”, ka përfunduar Halimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori