LAJMI I FUNDIT:

Halil Matoshi letër publike Vjosa Osmanit, pse po tregohesh e padrejtë!

Halil Matoshi letër publike Vjosa Osmanit, pse po tregohesh e padrejtë!

Anëtari i ri i AAK-së, Halil Matoshi i ka dërguar një letër publike kandidates së LDK-së për deputete, Vjosa Osmanit.

Përmes kësaj letre, kandidati i AAK-së për deputet, Halil Matoshi, i ka treguar arsyet pse është bashkuar me partinë e Ramush Haradinajt.

Lexoni letrën e plotë të Halil Matoshi:


Leter e hapun Vjosa Osmanit

(Dhe akeciles mike dhe akecilit mik ne LDK)

Vjosa, personalisht te kam mbrojte ne disa raste. Madje jo mbrojtje sa me e la gojen! Porse po tregohesh e padrejte!

Ende nuk qenke ngrit mbi pasionet qe t’i ndezin nji grusht vota e pak pushtet!? E ju, disa qe i kam respektu, nuk me keni mbrojte kur ish zadhanesi i Qeverise Mustafa (Faton Abdullahu) duke u thirre ne partine e Dr. Ibrahim Rugoves, me ka ofendu me terma klinik!!!

Kam prite se keni me reagu por jo, nuk e bete sepse u asht erresu mendja! Porse une kam me vazhdu me e mbrojt dinjitetin e njeriut tone kurdohere dhe pa marr parasysh se ne cfar listash zgjedhore asht rreshtu… Pra Ju i ngritni horrat dhe injorantet tek rete, ndersa heronjte e vertete i neperkambni tek pluhuni… E heroi im jetesor qe nga femijnia ishte dhe mbeti punetori.

Ai qe me djersen e ballit ngrit veten, familjen dhe Kosoven – te vetmen dashuni per te cilen ia vlen te jetohet dhe te vdiset me ndere! Prandaj, jo rastesisht i jam bashku Ramush Haradinajt!

Ne shume raste duke mendu se ti dhe mendesia e re (e supozueme) brenda LDK-se do te ngriteni mbi interesat e ngushta prtiake dhe mbi zhurmat elektorale per te mbjell besim tek qytetaret – qe e kan lirine por nuk e shijojne ngase po ua merrni mundesite per me kqyre perpara! Po thirreni ne fantazma te se shkuares ne mungese te ideve te reja politike, sepse LDK-ja tashma gjate kohe nuk prodhon ma as ide politike as nuk jep shprese, sepse vertet fantazmat ua kane erresu mendjen…

Shpresoj te jete e perkohshme kjo amnezi Jueja!

Une jam rreshtu me AAK-ne dhe Zotin Haradinaj dhe emni im figuron ne koalicionin qe ti e cileson “te territ e te krimit”, por dije se nese nuk ngritemi sebashku me patriotet kushtetues per t’i trembur fantazmat Tueja te se shkuemes, ato do te rikthehen kurdoher neper terr e neper drite dhe do ta lendojne lirine e fitueme me aq shume mund e sakrifica!

Me aso flijimesh t’mdhaja e per me u respektue – te permasave biblike – qe ta dridhin buzen n’vaj porse edhe te frymezojne e motivojne me e mbrojte lirine e Atdheut, sikur Haradinajt!

*** Une kam qene tre here i burgosun se kam kerku drite per Kosoven; I persekutuem se kam shkru e fole shume gjate per driten, lirine dhe te drejten e popullit te Kosoves, per dinjitetin e Tij… E kam perjetu Holokaustin (1999 -2000) ne Kampet serbe te Perqendrimit ne Lypjan (Kosove) dhe Pozharevc (Serbi) porse jam ngrite mbi pasionet dhe disponimet e castit per me i mbrojte te drejtat e ligjshme edhe te atyne qe dikur me kane persekutuar, sepse une i besoj Kosoves plot drite, sepse Republika rritet duke i dhane dashuni e besnikeri te gjithe ne, jo vetem “Ju”, sepse ajo asht streha jone e perbashket!

Vjosa si viktime e Holokaustit ndihem i fyem dhe i poshtnuem nga Ty qe te kam besu dikur (dhe kam luftu per kauzat tua qe i kam konsideru te drejta), e leje ma nga faqezij injorante nga te cilet vlon lista ku je e rreshtume ti, sepse shumica e atyne me te cilet je ne te njajten liste dikur e kane cilesuar Behxhet Pacollin “Rusofil” e “Njeri te Kremlinit” ose “qe ka ba miliona me hashashin e fushave te kuqe te Afganistatint.”!???

E tash na dilka “Njeri i drites”!

Ju dhe jo une, me shumice i keni veshur me pushtet Kadri Veselin (Kryeparlamentar) dhe Hashim Thacin, President…

U kujtohen ato caste kur – disa nga Ju – edhe nese nuk i keni votu, ua keni ba kuorumin – dhe keni marre buqeta lulesh e buzeqeshjes nga ta! E nderuemja Vjosa – tashma kolege kandidate per me i perfaqesu qytetaret e Kosoves ne Kuvend – trajtimi i kundershtarit politik ka fisnikeri, perndryshe as kjo puna jote s’ka lezet!!!

Dhuroni Republikes se Kosoves – projektit ma te madh e ma kulmor te nacionalizmes shqiptare – ma shume shprese, ma shume dashuni e besnikeri dhe sa ma pak fantazma!!!

Sepse, kurre nuk keni me arrit me e bind askend – pra as femijte Tuaj – se Ramush Haradinaj dhe kandidatet e AAK-se per deputet, Halil Matoshi, apo dheta gra e burra t’siqnqerte qe perkasin ne “koalicionin e territ” e qe reflektojne besim, drejtesi, emancipim e perendimorizim te Atdheut tone te perbashket, na qenkan fantazmat qe po e mbuluakan driten e Kosoves… Kurre, Vjosa Osmani!!!

Me respekt, Halil Matoshi

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori