Paris Saint-Germaini e ka përfshirë Achraf Hakimin në skuadrën e plotë për t’u përballur me Bayern Munichun për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligës së Kampionëve, pavarësisht se lojtari është akuzuar për përdhunim.

Prokurorët njoftuan në fund të javës së kaluar se e kishin akuzuar zyrtarisht futbollistin për përdhunim dhe e morën në pyetje pas një incidenti që ndodhi në shtëpinë e tij në Paris më 25 shkurt (e shtunë).


Megjithatë, PSG ka vendosur ta marrë Hakimin në Munih për ndeshjen vendimtare në garën elitare kundër bavarezëve në Allianz Arena.

ashraf (Foto: Getty)

Klubi nuk ka vendosur nëse ai do të startojë, porse marokeni mori pjesë në seancën e plotë stërvitore të të hënës.

24-vjeçari nuk ka luajtur në fundjavë kundër Nantes, megjithëse ishte fotografuar në tribuna. Ai po ashtu ishte i pranishëm në ceremoninë e çmimeve të FIFA-s, The Best, të njëjtën ditë kur u njoftuar se ishte nën hetime.

Mbrojtësi i djathtë ka të drejtë të luajë kundër Bayernit, pasi ligjërisht mund të largohet nga territori francez, pavarësisht se është nën hetim. Ai nuk e ka të ndaluar të kontaktojë me viktimën.

PSG duhet ta përmbysë rezultatin prej 0-1 që e pësoi nga Bayern Munichu në Parc des Princes, në mënyrë që të vazhdojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app