Raportimet e fundit që vijnë nga Italia shkruajnë se hakerët  i kanë vjedhur dy milionë eurot e fundit Lazios që duhej t’i paguante te Feyenoordi për mbrojtësin Stefan de Vrij.

Sipas Il Tempo, Lazio është viktimë e kësaj skeme, shkaku i një e-mail që përfshinte konton e Feyenoordit dhe kishte marr ‘ok’ që pagesa i është dërguar   klubit holandez.


Gazeta shkuan se klubi italian bëri transferimin e parave duke përdorur hollësitë e xhirollogarisë bankare, por vetëm më vonë e kuptuan që kampionët holandez nuk i kanë marr paratë.

GettyImages 908323166 Stefan De Vrij i Lazios. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Për më tepër, paratë kishin shikuar në duart e hakerëve në fjalë, pasi numri i IBAN  ishte ndryshuar.

Il Tempo arrin në përfundimin se prokurori për trajtimin e rastit ka arritur ta gjen pagesën.

GettyImages 167258936 2 Stefan de Vrij te Feyenoord . (Photo by Anoek de Groot/EuroFootball/Getty Images)

Ai ka përfunduar në një bankë holandeze.

Lojtari 26-vjeçar u bashkua me Lazion në vitin 2014, por do të largohet këtë verë si lojtar i lirë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app