Hakerët shqiptarë thyen ueb-faqen e Komunës Novi Beograd (Video)

Të gjithë ata që rreth kësaj kohe kanë synuar ta hapin këtë faqe, kanë hasur në shqiponjën shqiptare me përkrenaren e Skënderbeut, dhe informacionin se kjo faqe është thyer nga ky grup.
Nga komuna Novi Beograd thonë se ky sulm nuk ka konotacion politik, por se është përzgjedhur rastësisht, shkruan 24sata.rs.
Kjo faqe (novibeograd.rs) është kthyer në funksion rreth orës 17:30.
Ndryshe, në një email të arritur në adresën e Telegrafit, personi që identifikohet si Misteriozi Pirat nga KWG, thuhet se ky sulm u bë “për shkak se në hartat e tyre shihet Kosova si territor i Serbisë”.
“Derisa të hiqen ato nga faqja (hartat - v.j.) ne nuk do të ndalemi”, thuhet në email. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/02/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































