Hajrulla Çeku, kandidat për Kryetar të Prishtinës, të shtunën ishte në lagjen Përroi i Njelmët, ku takoi banorët e kësaj pjese, të cilët thanë se ndihen të lënë pas dore nga qeverisja aktuale.

Zhvillimi i Prishtinës arrihet vetëm me shtrirjen e barabartë të investimeve në secilën lagje të saj.


Në takim me banorët e bizneset e kësaj zone, Çeku tha se Përroit të Njelmët i duhet një planifikim i mirëfilltë urban.