Ministri i financave Zoran Stavreski e din më së miri që buxheti është në kolaps. Qeveria merr hua sepse nuk mund ti paguajë harxhimet e rregullta të buxhetit, thotë ish ministri i financave Xhevdet Hajredini në intervistën javore të Radio Evropa e lirë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në konstatimin se Qeveria para disa ditësh mori hua nga kreditorët vendor prej përafërsisht 25 milionë euro dhe në pyetjen, çfarë nëse Qeveria vazhdon edhe më tej me huazim, ai thotë:
”Në fillim dua të them që ne as për së afërmi nuk e kemi idenë për gjendjen e financave publike në Maqedoni. Dua të potencoj edhe se njëra nga vërejtjet në raportet e KE, e cila vazhdimisht përsëritet në vitet e fundit është mungesa e transparencës financiare. Në raportet përmendet edhe menaxhimi i keq me financat publike. Domethënë, ky nuk është mendimi vetëm i ekspertëve dhe qytetarëve të Maqedonisë, të cilët e dëshmojnë dhe e përsërisin vazhdimisht, por përsëritet edhe vlerësimi që menaxhimi me financat publike vështirësohet gjithnjë e më shumë që në fund të arrijmë në situatë që të përsëriten nga vetë ministri i financave konstatimet që i kemi dëgjuar se “vetëm të çmendurit e bëjnë këtë që e bëjmë ne”. Kjo është një situatë faktike e cila tani e arrin kulmin. Në mungesë të burimeve të huaja, meqë Banka Botërore nuk mund edhe më tej të ndërhyjë, ndërhyrje me të cilat mburret ministri i financave se falë lidhjeve të tija ka arritur të ndikojë në garancitë e Bankës Botërore. Nuk ka ku të shkohet. Na pret një periudhë kur do të shpërthejnë kërkesat e shfrytëzuesve buxhetor dhe të kompanive, sidomos atyre ndërtimore përmes të cilëve janë pastruar një shumë e madhe parash përmes projektit Shkupi 2014” thotë Hajredini./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit