Mbrojtësi i talentuar nën pronësi të Llapit, Hajdin Salihu ka debutuar tashmë me klubin e ri, Lokomotiva Zagreb, aty ku është i huazuar në afatin kalimtar dimëror.

Lokomotiva Zagrebi nuk ka arritur të shfrytëzojë terrenin vendas, pasi është mposhtur në shtëpi me rezultat 1-0 nga Istra 1961 në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kroacisë.


Megjithatë, edhe përkundër humbjes, pati një lajm pozitiv tek vendasit, pasi debutoi mbrojtësi i ri nga Kosova, Hajdin Salihu.

19-vjeçari është i huazuar nga Llapi te klubi kroat, ndërsa ishte pjesë e formacionit titullar në qendër të mbrojtjes.

Pas këtij debutimi, faqja zyrtare e Llapit është përkujdesur ta urojë dhe t’;i urojë fat në të ardhmen.

Postimi pa ndërhyrje i LlapitFutbollisti me kontratë tek K.F. Llapi, Hajdin Salihu i huazuar tek skuadra kroate NK Lokomotiva ka debutuar me ekipin e parë të skuadrës kroate. Salihu ishte titullar për skuadrën e Lokomotivas dhe tregoi paraqitje mjaft të mirë ndaj skusdrës së Istra 1961. Suksese Hajdin Salihu, presim shumë nga ti

/Telegrafi/

telegrafi sport app