Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Ekrem Hajdari, tha se mbi 50 për qind e aseteve shoqërore në Kosovë ende nuk janë privatizuar. Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore sipas tij, në një afat real prej 5 deri në 7 vjet do të mund të përmbyllet në tërësi.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se mjetet e Fondit të Privatizimit që aktualisht janë mbi 400 milionë euro mund të investohen vetëm në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës.
Radio Evropa e Lirë: Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë i filluar 15 vite më parë, vazhdon edhe sot. Deri ku keni arritur me këtë proces?
Ekrem Hajdari: Ky proces tani i stërzgjatur ka filluar në vitin 2002/2003 dhe ka vazhduar qe 15 vite. Nuk është se mund të lavdërohemi se është kryer një punë me ritmin që është paraparë qysh atëherë kur ka hyrë ligji në fuqi. Tani mund të them se gjendemi në gjysmë të rrugës së procesit të privatizimit. Kjo ilustrohet më së miri me të dhënat e privatizimit. Deri më tani janë privatizuar 1607 prona, asete të ndërmarrjeve shoqërore dhe kontratat për të gjitha këto asete janë nënshkruar, ndërsa kanë mbetur pa u privatizuar edhe 2119 asete shoqërore.Ky numër po tregon se edhe gjysma e aseteve shoqërore nuk janë privatizuar.
Në vitin e kaluar këto të dhëna kanë qenë të tjera, pasi që AKP ndërkohë ka vazhduar të identifikojë asete të reja të cilat nuk i kemi pasur të regjistruara, dhe rrjedhimisht ky numër i aseteve të pashitura po vazhdon të rritet.
Radio Evropa e Lirë: Në mesin e aseteve të paprivatizuara cilat janë ato më strategjiket?
Ekrem Hajdari: Është një numër i aseteve që ne i konsiderojmë astete strategjike. Është një listë kjo e cila i është dorëzuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë për Investime Strategjike në mënyrë që bashkërisht në koordinim t’i trajtojmë ato asete përmes Ligjit për Investime strategjike. Aty janë “Hotel Grandi”, “Brezovica”, “Minierat e Goleshit”, “Miniera e Strezovcit”, “Boksitet e Kosovës”, “Damperi”, në regjionin e Suharekës, një objekt i madh dhe shumë i përshtatshëm për industri.
Kemi edhe asete të tjera që mendojmë se janë joshëse për investitorë të ndryshëm, parcela të shumta të tokave bujqësore, tokave industriale, kemi objekte e uzina të ndërtuara kohë më parë, lokale të shumta në mbarë Kosovën të cilët presin privatizimin.
AKP ende në identifikim të pronave jashtë Kosovës
Radio Evropa Lirë: Sa i përket pronave të Kosovës të cilat janë jashtë vendit, a është arritur të bëhet identifikimi i të gjitha këtyre aseteve?
Ekrem Hajdari: Në vitin 2017 kemi themeluar një njësi të të veçantë që merret eksluzivisht me identifikimin dhe mbrojtjen e këtyre pronave që gjenden jashtë Kosovës, nëpër gjykatat e vendeve përkatëse. Sipas të dhënave që posedon AKP, gjithsej jashtë territorit të Kosovës të shpërndara nëpër vende të ish Jugosllavisë janë 162 asete shoqërore. Këto 162 asete i përkasin 38 ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës. Ne kemi bërë kërkesa të duhura pranë autoriteteve për të regjistruar në emër të AKP-së
Radio Evropa e Lirë: Ka pasur vështirësi për identifikimin e këtyre pronave që gjenden jashtë vendit?
Ekrem Hajdari: Përveç me gjykatat në Serbi ku kemi mjaft pengesa për shkak mosnjohjes së zyrtarëve tanë si persona adekuat për mbrojtjen e atyre aseteve me shtetet tjera nuk kemi pasur probleme. Proceset janë në vijim e sipër. Ne besojmë që përmes dokumentacionit dhe kërkesave tonë që i kemi reale ne do të arrijmë që ato astete t’i kthejmë në regjistrat tonë.
Radio Evropa e Lirë: Nga ndërmarrjet e privatizuara është krijuar edhe një fond. Çfarë është bërë me mjetet e Fondit të Privatizimit?
Ekrem Hajdari: Fondi i Privatizimit është rreth 400 milionë euro. Gjatë këtyre tre viteve një pjesë e Fondit u është shpërndarë kreditorëve, pastaj një pjesë ju janë shpërndarë punëtorëve. Por, fondi prej 400 milionë euro është në Bankën Qendrore të Kosovës dhe aty do të qëndrojnë. Ndryshimet tani pas amandamentimit të Ligjit për AKP- në jep mundësinë vetëm në investim në letrat me vlerë. Pra, parashihet që një pjesë e këtij fondi të investohet në letrat me vlerë.
Pjesa tjetër e fondit nuk mund të investohet, pasi që janë fonde që presin destinacionin e tyre, qoftë për pagesat e kreditorëve të shumtë, qoftë për punëtorët. Po presim që Dhoma e posaçme e Gjykatës Supreme të fillojë punën me një dinamikë të shtuar dhe të aprovojë kërkesat e shumat që presin trajtim.
Radio Evropa e Lirë: Ka ndonjë plan se kur pritet të përfundojë i gjithë procesi i privatizimit?
Ekrem Hajdari: Kjo është një çështje që edhe ne shumë herë e diskutojmë. Për herë të parë e kemi bërë këtë pyetje në vitin 2016 në Komisionin për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës. Në këtë diskutim e sipër ka dal si kërkesë nga Komisioni që ne si AKP të hartomë një strategji përmbyllëse, dokument i cili do të paraqes një orar të strukturuar ndër vite i cili ka një plan strategjik se kur parashihet përmbyllja e procesit të privatizimit.
Në atë kohë kemi hartuar atë dokument të tillë dhe e kemi dorëzuar tek Komisioni për zhvillim ekonomik. Qeveria dhe ne si AKP kemi filluar zbatimit e atij plani, por ndërkohë rrjedhat politike në vend, mos funksionimi i institucioneve për një kohë, në veçanti dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme e cila akoma mbetet jo funksionale ka shkaktuar probleme të mëdha në realizimin e atij plani strategjik, pasi që shumica e proceseve në likuidim, shitjeve, ankesave, kresave të kreditorëve varet nga ky institucion. (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme). Varësia nga ky institucion na ka vendos në një status kohë që në shumicën e këtyre proceseve kemi stagnuar.
Ne mendojmë se nëse të gjitha institucionet funksionojnë si duhet ne një afat real prej 5 deri në 7 vjet do të mund të përmbyllnim procesin e privatizimit në tërësi?
Radio Evropa e Lirë: Një nga problemet e procesit të privatizimit kanë qenë edhe pronat e uzurpuara. Ka edhe blerës të këtyre pronave që ishin ankuar se pronat e tyre janë të uzurpuara, Çfarë është bërë në lirimin e atyre pronave?
Ekrem Hajdari: Nuk e di që ka ndonjë pronë të ndërmarrjeve shoqërore të uzurpuar sot. Ne përgjatë dy viteve të fundit kemi ndërmarrë aksione të shumta në bashkëpunim me Policinë e Kosovë në mbarë Kosovën dhe edhe në veri të vendit dhe të gjitha i kemi liruar.
Unë e di që në opinion, por edhe tek ne arrijnë ankesa të palëve të cilët vetëm se kanë privatizuar një aset, aset ai i cili është dorëzuar palës nga AKP i lirë, por që sot ndoshta nuk e gëzon të lirë. Ne gjitha këto palë i kemi inkurajuar që të ju drejtohen gjykatave dhe të vendosin drejtësi.
Radio Evropa e Lirë: Procesi i privatizimit fillimisht ishte parë si një proces që do të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike, gjeneron vende të reja të punës, por nga ekspertët e ekonomisë u vlerësua se nuk arriti objektivat. Ju si e vlerësoni?
Ekrem Hajdari: Konsideroj së mandati i AKP-së ka qenë në funksion të plotë të zhvillimit ekonomik. Fatkeqësisht rrethanat e shumta politike kryesisht kanë ndërhyrë ndër vite në këtë proces dhe ky proces është luhatur kohë pas kohe, por pavarësisht këtyre rrethanave konsideroj që ky proces vazhdon të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik. Ne kemi storie suksesi të shumta ku afaristë vendor dhe investitorë të huaj dëshmojnë që përmes procesit të privatizimit kanë arritur realizmin e projekteve të shumta. Kjo mund të ndodh edhe në 50 përqindëshin e asteve të mbetura. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje