LAJMI I FUNDIT:

Hajdari nxjerr tri urdhëresa për t’i trajtuar ankesat e qytetarëve pas gjendjes së Coronavirusit

Hajdari nxjerr tri urdhëresa për t’i trajtuar ankesat e qytetarëve pas gjendjes së Coronavirusit

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike e Kosovës, Rozeta Hajdari, ka nxjerrë tri urdhëresa për të trajtuar ankesat e qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë për emergjencën e shëndetit publik.

Tri urdhëresat për të trajtuar ankesat e qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë për emergjencën e shëndetit publik kanë të bëjnë: për menaxhimin e çmimeve; për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik, si dhe për zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik.

Ajo ka kërkuar që qytetarët të kenë kujdes në këtë periudhë, por jo panik. /Telegrafi/