Site icon Telegrafi

HAIKU, NGA MJESHTRIT E MËDHENJ JAPONEZË

Autorë: Matsuo Basho, Yosa Buson, Kobayashi Issa, Masaoka Shiki, Sono Uchida, Hino Sojo
Përktheu: Faslli Haliti

MATSUO BASHO
Një pellg i vjetër.
noton bretkosa në të.
Llapashitje uji.

YOSA BUSON
Këputet lulja,
mbetet
imazhi i bozhures.

KOBAYASHI ISSA
Vështrojmë lulet
Në këtë botë;
Ferri poshtë

SONO UCHIDA
Dashuri macesh.
Mbi degët e pishës
Tretet hëna.

MATSUO BASHO
Harabel, miku im.
Mos e sqepo zekthin
që thithi lulen.

SONO UCHIDA
Dielli në perëndim
spërkat borën me gjak.
Mal dimër

KOBAYSHI ISSA
Në këtë botë
Jeta e fluturës
E ndezur.

MASAOKA SHIKI
Mbi shina
Natën me hënë
Planojnë patat.

MATSUO BASHO
Fillim vjeshte:
Vetëm gjelbërim
Në det e në fusha.

HINO SOJÒ
Gruaja ime sjell gjembaç-
ndjej gjembat
në dorën time

Exit mobile version