LAJMI I FUNDIT:

Hahn: BE, zgjedhje e padiskutueshme e shqiptarëve

Hahn: BE, zgjedhje e padiskutueshme e shqiptarëve

Vetëm pak orë përpara nisjes nga puna të Parlamentit të ri në Shqipëri, Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn u është drejtuar me një videomesazh shqiptarëve, gjatë përfundimit të Shkollës Verore Europiane të Këshillit Kombëtar të Integrimit.

“Zgjedhja për t’u bërë pjesë e BE-së është një prej atyre zgjedhjeve për të cilat ju shqiptarët për dekada nuk keni pasur asnjë dyshim. Gjithsesi, përkthimi i aspiratave politike në veprime konkrete për të rritur cilësinë e jetës, paqe, dinjitet dhe prosperitet është gjithmonë shumë komplekse dhe sfiduese. Ai vjen nëpërmjet punës së vështirë, reformave të vazhdueshme dhe siç dihet, nëpërmjet dialogut intensiv me të gjithë pjesëtarët e shoqërisë. Pas një viti intensiv me reforma dhe zgjedhje, në ditët në vijim ju do të keni një Parlament të ri dhe një qeveri të re. Ne e presim me padurim këtë zhvillim të ri dhe mundësitë që shtrihen përpara nesh”, ka thënë ai, shkruan Top Channel.

E pranishme në aktivitetin përmbyllës të punimeve të kësaj shkolle verore, Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ripërsëriti mbështetjen e BE-së për nisma të tilla, pasi sipas saj, procesi i integrimit përfshin të gjithë shoqërinë.


Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori