LAJMI I FUNDIT:

Hahn-Zaev: Reformat të vazhdojnë për të arritur qëllimet finale të Maqedonisë (Video)

Hahn-Zaev: Reformat të vazhdojnë për të arritur qëllimet finale të Maqedonisë (Video)

Eurokomisioneri Johannes Hahn realozoi takimin e tij me Kryeministrin Zoran Zaev, një ditë pas publikimit të Raportit të Përparimit nga ana e Komisionit Evropian (KE).

Me këtë rast të dy mbajtën konferencën për shtyp ku shprehën mendimet e tyre rreth proceseve të mëtutjeshme të Maqedonisë.

Zaevi tha se “ne jemi të përgatitrur për një hap më para. Porpozimi i pastër për Maqedoninë është motiv për ne për synimin tonë të vështirë për të arritshëm. Qeveria e RM-së, me energji do t’i vazhdojë reformat që në Qershor ta merr datën për fillimin e bisedimeve. Jemi të vendosur që të vazhdojmë me reformat dhe do të përgatiitm plan të ri, që duhet të lidhet me zbatimin e vendimeve të deritanishme. Komisionerin Hahn e falënderova për mbështetjen dhe vlerësimin për Maqedoninë.


Në dy raportet e mëhershme, për shkak të krizës politike, udhëzimi ishte i suspenduar dhe kushtëzuar me krijimin e ambientit demokratik dhe reformave demokratike.

Këtë vit, udhëzimi është i pastër dhe pa kushte. Vullneti i shumicës së qytetarëve e solli vendimin për një Maqedoni demokratike dhe evropiane, me politika reformuese përparimtare.

Me këtë rast, i falënderoj qytetarët, sektorit qytetar, të gjithë subjektet tjera, për vetëdijen dhe përgjegjësinë e treguar.

Ne miratuam zgjidhje të rëndësishme ligjore për administratë efikase, gjyqësi profesionale, shërbime intelegjente të përgjegjshme. Do të vazhdojmë me opozitën dhe sektorin qytetar të punojnë dhe të marrim vendime për të gjitha interesat tjera qytetare dhe kombëtare, përfshi pajtimin gjithëpopullor për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.”

Nga ana tjetër, eurokomisioneri Hahn tha se “jam i lumtur që jam këtu dhe personalisht do t’ua jap lajmet e shumëpritura për ju. është një rrugë drejt Evropës, por mendoj se është rrugë e mirë. Ka mbetur shumë për t’u bërë, megjithatë dua të përgëzoj Qeverinë, por edhe opozitën që mbështeti këtë qëllim kombëtar të Maqedonisë.

Mendoj se Maqedonia dhe qytetarët me të vërtetë e merituan këtë udhëzim të pakushtëzuar. Vendet anëtare të BE-së i njohën qëllimet e vendit tuaj për plotësimin e kushteve për të filluar bisedimet. Të mos harrojmë se vendi kaloi rrugë të gjatë, edhe përskaj rrethanave të vështira për të tejkaluar krizën politike dhe u kthye në rrugën evropiane, që ishte qëllimi kryesor i këtyre tentimeve.

Shohim se ka ndryshime pozitive, që ka energji dhe shpresë në vend, dhe kjo është diçka që duhet ta vlerësojmë. Jam i impresionuar me procesin reformues që qeveria ka arritur deri tani, dhe se kështu duhet të vazhdojë, sidomos në tema me rëndësi si pavarësia e gjyqësisë, dhe zbatimin e ligjeve që është në të mirë të qytetarëve.

Keni arritur shumë me planin 3-6-9, por të gjitha këto arritje duhet të zbatohen në praktikë. Vendet anëtare presin që Maqedonia të jetë model në rajon, nëse zbatimi është konkret.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori