LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Partitë të vazhdojnë me maturi diskutimet për Qeverinë e re

Hahn: Partitë të vazhdojnë me maturi diskutimet për Qeverinë e re

Pas takimeve me lidershipin në Maqedoni, euro-komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn ka komentuar të gjithë takimet dhe ka dhënë vlerësimin e tij lidhur me situatën politike në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Partitë duhet të vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re dhe ndërkohë duhet të demonstrojnë pjekuri demokratike dhe të ofrojnë programë të bazuar në Marrëveshjen e Përzhinos ku shihet qartë edhe orientimi kah perspektiva euroatlantike. Nëse kjo do të ndodh në të ardhmen e afërt unë jam i bindur se ky shtet ka të ardhme.” ka thënë Hahn, duke i vlerësuar takimet me kryetarët e partive politike në Maqedoni.

Hahn gjithashtu ka thënë se është optimist dhe se ky optimizëm vjen nga takimet me liderët. /Telegrafi/