LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Marrëveshja e Përzhinos mbetet baza themelore për dalje nga kriza politike në Maqedoni

Hahn: Marrëveshja e Përzhinos mbetet baza themelore për dalje nga kriza politike në Maqedoni

Komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn, porosit se marrëveshja e Përzhinos mbetet baza themelore për dalje nga kriza politike në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas intervistës së tij dhënë për disa gazetarë korrespondentë ballkanik, vendimi i kryetarit Ivanov për falje duhet të tërhiqet patjetër.

Ai deklaron se puna e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) është shumë e rëndësishme dhe në këtë kontekst kritikon ashpër kryetarin Ivanov, duke e vënë në pikëpyetje besueshmërinë e kryetarit të Maqedonisë, pas vendimit të tij për falje, diçka që më herët kishte thënë se nuk do ta bënte.


Në lidhje me deklaratën e Ivanovit se do ta sillte një vendim të tillë përsëri, nëse do ta kishte këtë mundësi, Hahn thotë:

„Ne nuk mundemi që me forcë të detyrojmë dikë që të bëj diçka. Por, do të nxjerrim përfundime dhe pasoja nëse punët nuk bëhen në vijën se si ne e kuptojmë sundimin e ligjit dhe marrëveshjes që e arritëm. Marrëveshja e qershorit dhe korrikut ka pika të themelimit të PSP-së që do të merret me skandalin e përgjimeve. Kjo do të thotë se PSP-ja patjetër të mundet të punojë. Pasojat janë pjesë e vendimeve në të ardhmen, dhe se nuk mund ta parashikoj reagimin e bashkësisë ndërkombëtare. Por, nëse vendimi për falje mbetet, atëherë kjo do të jetë shkelje e marrëveshjes së qershorit dhe korrikut.“

Më tej, Johannes Hahn thotë se: „kjo falje, jo vetëm që është kundërproduktive, por edhe kundër shpirtit të marrëveshjes së qershorit dhe korrikut.“

Në pyetjen nëse qeveria e vjetër-re e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së mund të punojë në agjendën e reformave në Maqedoni, Hahn deklaron:

„Ajo çfarë ne kërkojmë janë rezultatet prandaj nuk dua të shpekuloj. Janë marrë vendime, ndërkaq të dy liderët partiak, Gruevski dhe Zaevi janë në kontakt dhe se në parim, kjo është diçka e mirë. Bisedojnë mes vete dhe për ne, e vetmja gjë që që merret parasysh janë rezultatet e qarta. Të punohet në zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos, reformat e shpejta parësore dhe PSP-ja të kujdeset që ta bëjë punën e saj“./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori