LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Integrimi ekonomik rajonal nuk është zëvendësim për anëtarësim në BE

Hahn: Integrimi ekonomik rajonal nuk është zëvendësim për anëtarësim në BE

Në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që mbahet sot në Durrës, komisari evropian për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Johannes Hahn tha se krijimi i zonës ekonomike rajonale e cila do të nxisë rritje ekonomike dhe do të krijojë vende të reja pune, duhet të jetë prioritet i shteteve të rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hahn theksoi se koncepti i integrimit ekonomik rajonal nuk është dhe nuk duhet të shihet si alternativë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por si një plotësim i dobishëm ekonomik në interes të të gjithëve. Sipas Hahn, krijimi i tregut rajonal do të hapë mundësi për 20 milionë njerëz dhe do të forcojë rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Komisioni Evropian para takimit të kryeministrave në Durrës kumtoi se pret nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të punojë me përkushtim në zbatimin e detyrimeve të marra nga Samiti i BE – Ballkan Perëndimor, të mbajtur në korrik dhe veçanërisht për Planin veprimor për thellim të integrimit ekonomik rajonal./Telegrafi/